Dilema për Teatrin, Presidenti merr letër edhe nga Shoqata e Bashkive (Letra)
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/07/ilir-meta-me-nje-hije-larg-10665_2018_07_27_10.jpg?itok=ScSJ5dvY)
Shoqata e Bashkive të Shqipërisë i ka drejtuar një letër presidentit të vendit, Ilir Meta, ku i kërkon që të kthejë edhe një herë në Kuvend ligjin për Teatrit që i hap rrugën shembjes së godinës.
Në këtë shkresë zyrtare ndër të tjera shkruhet se “Shoqata e Bashkive eshte e shqetesuar per nderhyrjen e pushtetit qendor ne kornpetencat e qeverisjes vendore. Qeveria, me fuqine dhe mekanizmat e saj, po krijon precedente te rrezikshem, duke nderhyre, imponuar per interesa te saj ne vendimarrjen e qeverisjes vendore, keshillave bashkiak dhe komunitetit”.
Një ditë më parë Ilir Meta mori një peticion edhe nga 53 firmëtarë që Bashkia e Tiranës i quan artistë të mëdhenj të cilën duan shembjen e Teatrit. Në tavolinën e kreut të shtetit ndodhet po ashtu një peticion me firma të qytetarëve të Tiranës dhe anëtarë të Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit që i kërkojnë të mos dekretojë ligjin “Fusha sh.p.k”
E paqartë akoma se nga do anojë peshorja e Ilir Metës, i cili para pak ditës mori pjesë në një treyzë me Erion Veliaj i cili u shfaq entuziast, por i pasigurtë për vendimin që do marrë ish-kryetari i LSI-së, partia e të cilit ka dalë hapur kundër shembjes së Teatrit.
Add new comment