Bëjini një retweet dekretit të Presidentit z. Veliaj!
Teksa Erion Veliaj sajon aktivitete lart e poshtë për të rikuperuar goditjen nga mosdekretimi i ligjit të kompanisë “Fusha.sh.p.k” gjendja e tij sa vjen e rëndohet. Ai e ka kthyer në replikë personale me Ilir Metën çështjen e Teatrit, duke mos dhënë asnjë shpegim për 8 pikat ku presidenti thotë se shkelen ligjet, Kushtetuta dhe Konventat Ndërkombëtare.
Velaij mblodhi në Jal kalamajtë e FRESH-it për t’u folur për politikën e mbrapshtë të presidentit, duke i ikur përgjegjësisë për shkeljet ligjore që presidenti renditi në arsyetimin e vendimit për mosdekretim. Një debat i tillë do ta bënte më të besueshme edhe këmbënguljen e Veliajt për të çuar një orë e më parë rruspat në Teatrin Kombëtar, por ai e di që në këtë përballje është i humbur dhe deri tani nuk ka dhënë asnjë argument.
Beson ende se është i aftë ta servirë këtë Pazar si sabotim ndaj projekteve të tij dashamirëse për Tiranën dhe qytetarët e saj. Bën të vetmen gjë që di të bëjë: përpjekje të vetëdijshme për të manipuluar publikun. Natyrisht një vepër penale kjo që avokatëve në botë nuk do t'u kishte shpëtuar për të trajtuar siç duhet një rast të tillë klinik, për vetë rrezikshmërinë shoqërore që mbart. Ilir Meta e ka kuptuar gjendjen e Veliajt dhe i ka qëndruar standardit të tij për qetësi e dashuri, duke e ftuar zotërinë në fjalë që bredh lart e poshtë të lexojë faqen e presidencës. Një këshillë dashamirëse që Veliaj nuk do ta lexojë, mesa duket për interesa që tejkalojnë miqësinë teatrale me zotin Meta.
“Nuk kam asnjë koment, përveç faktit se cilido që ka kontestime apo vërejtje për kthimin e ligjit, e ftoj që t’i referohet gjithmonë faqes zyrtare të Presidentit të Republikës, pasi jam i sigurt që argumentet, të cilat janë dhënë nga Institucioni i Presidentit, bazohen vetëm në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në marrëveshjet ndërkombëtare ku ne jemi palë dhe të cilat janë të detyrueshme për t’u zbatuar, dhe padyshim në të gjithë legjislacionin tonë në fuqi, dhe gjithmonë duke vënë në plan të parë interesin tonë kombëtar dhe publik"- deklaroi Presidenti nga Pusteci ku mori pjesë në festën e Shën Marenës.
Add new comment