Kokëdhima: PD është blerë nga Rilindja për çështjen e Teatrit
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos qenë e pranishme në sallën e Kuvendit gjatë shqyrtimit të dekretit të Metës për Teatrin, ka vënë në pikëpyetje rolin e opozitës dhe në veçanti të PD-së në këtë histori.
Megjithë kërkesën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që PD të ishte në parlament, axhenda e Lulzim Bashës dhe aleatëve të tij nuk ndryshoi. Ish-deputeti Koço Kokëdhima, njëkohësisht kryetar i Partisë Zgjidhja e ka denoncuar këtë qëndrim si farsë të opozitës, e cila sipas tij është në Pazar me qeverinë.
Postimi i Kokëdhimës
Sot qeveria vulos ligjin për ta shembur, pasi një burokrat i Komisionit Evropian ka kthyer një përgjigje “as mish as peshk”. PD demek është kundër prishjes. Deputetët e saj kanë braktisur luftën në parlament dhe kanë marrë arratinë. Do të “protestojnë” në Vlorë! Është e njëjta skemë që përdorën në 17 shtator për të mbytur luftën e kuksianëve për traun te “Rruga e Kombit”. SHQUP-i është blerë nga Rilindja, dhe dashnorët e betonit. Ky është maskarallëk! Artistët dhe intelektualët presin më kot t’ua zgjidh problemin kjo politikë. Burokrati i Brukselit nuk pyeti për vullnetin e popullit, as se si u hoq Tetri nga lista e monumenteve të kulturës. Ai u përgjigj thatë: Bëni tender dhe jeni në rregull me konkurrencën. Populli ynë i etur për pak drejtësi, u beson naivisht ndërkombëtarëve si të ishin perëndia. Politikanët e Tiranës janë ilegjitim, të dalë nga zgjedhje të vjedhura, të dhunuara dhe të pabarabarta.
Add new comment