Letra e KE-së për Teatrin, Çipi: Nuk do të pranojmë kulla në truall publik

Postuar në 10 Shtator, 2018 18:25

Lufta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nuk ka përfunduar dhe artistët do të ndalojnë me çdo kusht ndërtimin e kullave në truallin e teatrit.

Kjo është ajo çfarë pohojnë artistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, pas letrës të Komisionit Europian. 

Në një bisedë për "Tema TV", regjisori Kastriot Çipi, vëren se ata kërkojnë nga Komisioni Europian të sqarojë qëndrimin, ndërkohë që sipas tij, letra ka një paradoks që zyrtarëte e BE duhet ta shpjegojnë.

"Kullat nuk do ti pranoj në asnjë rast, pse duhet të zhduken 8 mijë metra truall publik. Në qoftëse mbetet teatri që është 6 mijë metra i bie që duhet të humbasi 3 mijë metra truall publik, nga të cilët 1700 të Bashkisë Tiranë 1300 të qeverisë qendrore. Pse duhet të zhduken 3 mijë metra katrorë. Nëse do më kishin pyetur mua as Tore Drini nuk do ishte ndërtuar aty ku është ndërtuar sot aq afër Teatrit Kombëtar. Nuk do ishte ndërtuar as kulla e Infosoft, as kulla e Eurokolit që të gjitha prishin pamjen e teatrit, pse duhet të pranoj kulla të tjera", deklaroi regjizori në intervistën e tij në studion e "Tema TV".     

Çipi bën me dije se artistët do të vijojnë luftën duke kërkuar që Teatri të shpallet monument kulture, ndërsa përmes një padie civile kanë kërkuar hetim dhe vënie para përgjegjësisë për ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli. 

Sipas Çipit këta të fundit nuk kanë investuar qëllimisht në infrastrukturën e Teatrit, duke sjellë degradimin e tij.

TemaTv

Intervista e plotë e regjisorit Kastriot Çipi:

j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.