Precedenti Berisha, kamardarja e Ramës për Teatrin
Shumica dhe opozita dhanë një tjetër shfaqje të sforcuar të diskutimit mbi dekretin e Presidentit Meta për ligjin e Teatrit.
Dëputetët socialistë të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese vendosën të pranojnë dekretin e Presidentit të Republikës dhe të mbajnë ne këmbë ligjin "Fusha", të cilin kreu i shtetit e rrëzoi pasi binte ndesh me kushtetutën.
Sipas kësaj logjike ligjit do t'i bëhet një amendim që do të lejojë një garë të hapur për ndërtimin e Teatrit, me një procedurë që sipas shumicës shmang hartimin e ligjit nga e para dhe po ashtu dërgimin për herë të dytë për interpretim Presidentit të Republikës.
Këtë interpretim shumica e bazon në precedentë të qeverisë së kaluar, ku me po të njëjtën mënyrë ish-kryeministri Berisha ndryshoi ligjin për Legalizimet dhe atë për Bankën e Shqipërisë.
Add new comment