Shqiperia
Kur kufirin e ndajnë shqiptarët
Qeveria e re e Kosovës e drejtuar nga Ramush Raradinaj ka si një nga sfidat e veta kryesore, marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi. Marrëveshja u nënshkrua dy vjet më parë nga qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa, por nuk është ratifikuar nga parlamenti kosovar. Gazetat kosovare citojnë sot Halil Matoshin nga kabineti i Kryeministrit, të jetë shprehur se për çështjen e demarkacionit nuk përjashtohet edhe Arbitrazhi Ndërkombëtar.
1378 të burgosur për kultivim dhe trafik droge. 164 të dënuar me burgim të përjetshëm
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko, paralajmëron reformë edhe në sistemin e burgjeve. Vettingu do përfshijë administratën dhe gardianët të cilët sipas drejtorit do të kontrollohen ndonëse punojnë në kushte dramatike.
Rusia: Shqipëria po sakrifikon interesat e saj në këmbim të një përfitimi të pasigurt
Rusia e konsideron të gabuar dhe kundër interesave të Shqipërisë vendimin e Tiranës zyrtare për t'iu bashkuar embargos së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian ndaj Rusisë.
Në bisedën me gazetarin Vincent Triest, Karpushin nuk ngurroi të flasë për situatën në rajon, duke thënë se bllokimi i eksporteve bujqësore drejt Rusisë ka dëmtuar më së shumti fermerët shqiptar. Ai tha se është kanë qenë vetë biznesmenët shqiptarë që kanë shprehur këtë shqetësim në ambasadën ruse.
U bë edhe Federatë Ballkanike
Revista ekonomike “Monitor” publikon sot në faqen online një shkrim mbi përpjekjet për integrimin e Ballkanit Perëndimor, sipas axhendave të përcaktuara për të nga Samitet e fundit të nxitura nga Gjermania. Me fjalët e shkrimit të “Monitor” parashikohet të ndodhë:
Shqipëria i përgjigjet Trump: Do shtojmë shpenzimet ushtarake. Dhe një leksion për gjeopolitikën e rajonit
Shqipëria do të rrisë shpenzimet ushtarake në kuadër të detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi i saj në NATO. Kryeministri Edi Rama duke folur në Konferencën e Komitetit të NATO-s që po mbahet këtë të shtunë në Tiranë, ka premtuar angazhime të reja nga vendi ynë, e madje edhe shtim trupash në Afganistan.
Politika e madhe e Tiranës/Merret me Korenë e Veriut dhe "harron" referendumin e kurdëve
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar sot një deklaratë përmes së cilës dënon ashpër lëshimin e raketës balistike nga Korea e Veriut. Në deklaratë vihet në dukje shkelja e të drejtës ndërkombëtare dhe rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Qeveria shqiptare i bën thirrje RPDK-së të ndalojë menjëherë provokimet dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve si rruga e vetme për një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme në gadishullin Korean”, thuhet në deklaratë.
Konfirmimi i një dështimi të diplomacisë ekonomike
Dështimi i Tiranës zyrtare për të negociuar një zgjidhje për zhbllokimin e linjës së intekonjeksionit Shqipëri-Kosovë ka detyruar Berlinin të investohet vetë në zgjidhjen e ngërcit mes Beogradit dhe Prishtinës. Linja me Kosovën e cila kushtoi 42 milionë euro, me nje financim te bankes gjermane KFV, ka përfunduar në vitin 2016, por nuk është vënë në funksion pasi Serbia nuk njeh Operatorin e Transmetimit të Kosovës.
Një opinion për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
Kristaq Xharo, që prezantohet si pedagog për çështjet e sigurisë në Universitetin Europian të Tiranës shkruan sot në gazetën “Mapo” një opinion mbi nevojën e debatit për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. I shfuqizuar në vitin 2008, shërbimi në fjalë është parë si një rudiment i Luftës së Ftohtë dhe me lëvizjet e mëdha demografike, rënien ekonomike, heqja e tij, ishte në realitet formalizim i një gjendjeje fakti. Por Xharo mendon se rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak nuk duhet parë thjesht në planin e ushtrisë, por më gjerë.
Turizmi përmes kroçerave, Shqipëria afirmohet si destinacion i ri i prefereueshëm në Mesdhe
Shqipëria duket se ka hyrë tanimë në vëmendjen e operatorëve turistikë ndërkombëtarë si një ndër destinacionet e reja të preferuara të Mesdheut. Përtej retorikës së qeverisë, publicitetit emocional në rrjetet sociale që duan të shmangin problemet, vendi ynë, posaçërisht Saranda me mundësitë penetruese që ofron për turistët, është në axhendën e operatorëve. Kjo konfirmohet edhe nga interesi i kompanive që kryejnë aktivitet në tregun e turizmit me anije shëtitëse – korçera.
Shqipëria prezanton projektin e vet për gazsjellësin adriatiko-jonian
Shqipëria, ministria e Energjetikës, ka prezantuar së fundmi një projekt fizibiliteteti që lidh gazsejëllësin Transadriatik(TAP) me Bosnje – Hercegovinën dhe Kroacinë. I ashtuquajturi gazsjellësi adriatiko-jonian është mbëshetur shpesh nga qeveria shqiptare, por ky projekt i fundit ka edhe një faturë financiare: 618 milionë euro për një korridor, për finacimin e të cilit kërkohet edhe ndihma e BE-së.