Konfirmimi i një dështimi të diplomacisë ekonomike

Postuar në 14 Shtator, 2017 12:52

Dështimi i Tiranës zyrtare për të negociuar një zgjidhje për zhbllokimin e linjës së intekonjeksionit Shqipëri-Kosovë ka detyruar Berlinin të investohet vetë në zgjidhjen e ngërcit mes Beogradit dhe Prishtinës. Linja me Kosovën e cila kushtoi 42 milionë euro, me nje financim te bankes gjermane KFV, ka përfunduar në vitin 2016, por nuk është vënë në funksion pasi Serbia nuk njeh Operatorin e Transmetimit të Kosovës.

Berlini shpresonte që ky ngërç të tejkalohej me ndërmjetësimin e Tiranës, pas vizitave në Beograd të kryeministrit Rama, por përtej deklaratave për një erë të re në marrdhëniet shqiptaro-serbe, nuk pati asnjë avancim të karakterit praktik që do të konfirmonte një axhendë relekasuese dhe bashkëpunuese në rajon.

Qeveria gjermane i ka kerkuar sekretariatit të Komunitetit të Energjisë lehtësimin e negociatave mes dy vendeve për mosmarrëveshjen e gjatë midis Agjensisë Energjitike të Serbisë dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit te Energjisë në Kosovë.  Sipas deklaratës, sekretariati do të takojë përfaqësues të dy qeverive , asaj kosovare dhe serbe, për të organizuar në të ardhmen e afërt procesin e ndërmjetësimit.

Në një deklaratë zyrtare thuhet se gjermania është shumë e shqetësuar për këtë ngërc, që pengon investimet në sektorët e energjisë në rajon dhe bllokon integrimin e tregut rajonal të energjisë në Ballkanin Perëndimor.  Ky konflikt ka shqëtësuar jo vetëm Berlinin, si nje investim te financuar nga gjermania, por edhe Bashkimin Europian.

https://www.energy-community.org/news/Energy-Community-News/2017/09/13.html!'#

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.