interkonjeksioni
E ardhmja e energjisë elektrike të Evropës është te interkonjeksioni
Tranzicioni i energjisë elektrike në Evropë është përshpejtuar. Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me shtimin e paneleve diellore dhe turbinave me erë. Sekreti është te funksionimi optimal i infrastrukturës së rrjetit. Kjo do të përcaktojë nëse dhe si Evropa i arrin objektivat e saj të sektorit të energjisë dhe sa kosto-efikas është ky proces. Ndërlidhësit - kabllot ndërkufitare, të tensionit të lartë që lidhin rrjetet kombëtare të energjisë elektrike - dhe rregullat e përbashkëta të tregut së bashku krijojnë tregun e integruar evropian të energjisë elektrike.
Serbia injoron Gjermaninë për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë
Serbia “refuzon” qeverinë Gjermane për t’i dhënë një zgjidhje çështjes së vënies në përdorim të linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.
Një raport i Sekretariatit të Energjisë, thotë se Serbia ka injoruar kërkesën për të emëruar një përfaqësues për negociatat, çka ka bllokuar bisedimet mes dy vendeve.
Burime pranë ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë komfirmojnë se dy shtetet ende nuk kanë lëvizur për zbatimin e marrëveshjes që kanë bërë për të liçensuar në veri të Kosovës një kompani serbe për shpërndajen e energjisë.
Konfirmimi i një dështimi të diplomacisë ekonomike
Dështimi i Tiranës zyrtare për të negociuar një zgjidhje për zhbllokimin e linjës së intekonjeksionit Shqipëri-Kosovë ka detyruar Berlinin të investohet vetë në zgjidhjen e ngërcit mes Beogradit dhe Prishtinës. Linja me Kosovën e cila kushtoi 42 milionë euro, me nje financim te bankes gjermane KFV, ka përfunduar në vitin 2016, por nuk është vënë në funksion pasi Serbia nuk njeh Operatorin e Transmetimit të Kosovës.
Serbia bllokon pa afat linjën e interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë
BIRN raportonte dje se linja e interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë po bllokohet pa afat nga Serbia. Sipas rrjetit gazetaresk në fjalë, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, vlerëson se problem është politik dhe jo teknik, çka kërkon ndërhyrjen dhe aftësinë e qeverisë shqiptare që të gjejë një zgjidhje.
Zbardhet “komploti” për bllokimin e linjës Shqipëri-Kosovë, Beogradi kërkon licensën për të furnizuar me energji Mitrovicën
Pak ditë më parë ishte ministri i Energjisë Damian Gjiknuri që zbardhi arsyet pse nuk po vihet në funksionim linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, duke shpresuar që kryeministri Rama të flasë me kancelaren Angela Merkel për ta zgjidhur këtë çështje.
Ndihmë nga Merkel për zhbllokimin nga Serbia të interkonjeksionit me Kosovën. Për çfarë shërbejnë takimet me "mikun Aleksandër" dhe diplomacia e gallatës?
Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri ka deklaruar sot se Serbia po bllokon, "për arsye politike" funksionimin e linjës së interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës.
"Fatkeqësisht, për arsye politike kjo linjë akoma nuk është vënë në funksionim me gjithë lobimin tonë dhe përpjekjet tona. Unë mund të përfitoj nga rasti dhe jam i sigurtë se kryeministri Rama do ta bëjë të njëjtën gjë në Berlin kur të takojë kancelaren Merkel, që na duhet që ky proces të përfundojë siç duhet dhe kjo linjë të jetë funksionale”, tha Gjiknuri.