Serbia injoron Gjermaninë për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë

Postuar në 04 Janar, 2018 18:40

Serbia “refuzon” qeverinë Gjermane për t’i dhënë një zgjidhje çështjes së vënies në përdorim të linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.

Një raport i Sekretariatit të Energjisë, thotë se Serbia ka injoruar kërkesën për të emëruar një përfaqësues për negociatat, çka ka bllokuar bisedimet mes dy vendeve.

Burime pranë ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë komfirmojnë se dy shtetet ende nuk kanë lëvizur për zbatimin e marrëveshjes që kanë bërë për të liçensuar në veri të Kosovës një kompani serbe për shpërndajen e energjisë.

E gjitha kjo situtatë po mban peng prej 1 viti e gjysëm investimin prej 75.5 milion euro që Shqipëria dhe Kosova kanë bërë për linjën, raporton Tv Klan. Që në vitin 2013-të vendi ynë ka nisur që të paguajë rregullisht këstet e kredisë që ka marrë për këtë projekt, ndërsa në 2016-ën filloi të shlyejë principalin.

Çdo vit, si Kosova dhe Shqipëria, humbin 1 milion euro vetëm nga pagesat që duhet të jepnin kompanitë të cilat do të përdorin këtë linjë, ndërsa po ashtu është cënuar edhe siguria energjitke e dy vendeve.

Comments

Submitted by tironsi/gjermani (not verified) on

" E gjitha kjo situtatë po mban peng prej 1 viti e gjysëm investimin prej 75.5 milion euro që Shqipëria dhe Kosova kanë bërë për linjën "

Nuk e kuptoj ku qendron problemi kur midis dy vendeve sovrane e te pavarura arrihet nje marveshje ekonomike e realizohet ne terren projekti energjitik i linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, per cfare duhet miratimi i Serbise, Kirgizise apo Kamboxhias ????
Ky eshte nje sektor strategjik i sigurise e ekonomise kombetare te Shqipërise e Kosovës dhe ndikimi i huaj ne te eshte i padiskutueshem.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.