Shqiperia
Shqipëria është larg ngjyrave të Edi Ramës*
Rezultatet e pritshme të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit krijuan, ashtu siç pritej, iluzionin e rrejshëm se në këtë vend, më saktë në qeverisjen e këtij vendi, punët po shkojnë mirë e bukur. “Na shihni, vetë na votuat, jemi më të mirët”, dukej sikur thoshte (dhe thotë, për fat të keq), qëndrimi i fitimtarëve të majtë, në një mjedis të lodhur, ku më shumë u sherrosën në heshtje Rama dhe Meta, sesa pozita me opozitën.
Pse turizmi kulturor duhet të dalë mbi turizmin patriotik
Përsëritet ftesa për një vizitë të Alexis Tsipras në Shqipëri
Ministria e Jashtme e Greqisë, njofton për një takim mes ambasadorit shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi, dhe ministres së Jashtme(për Çështjet Europiane) të vendit fqinj, Sia Anagnostopoulou. Sipas njoftimit, në takimin e mbajtur më 3 gusht, është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, për mbështetjen e Greqisë ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë. Dervishi nga ana e vet ka përsëritur ftesën e kryeministrit shqiptar për homologun grek, Alexis Tsipras, për të vizituar Tiranën.
Francë, ligj penal për ata që diskriminojnë të varfërit. Ç’mund të themi për në Shqipëri?
Frances Ryan shkruan në “The Guardian” për një nismë ligjore në Francë, e cila synon të inkuadrojë si vepër penale diskriminimin e të varfërve. Ligji ka kaluar në senat deri më tani dhe shumë shpejt pritet që edhe dhoma e deputetëve ta kalojë. “Ligje të tilla që ndalojnë diskriminimin për shkak të origjinës shoqërore dhe ekonomike ekzistojnë tashmë në Belgjikë dhe Bolivi, por versioni francez thuhet se është më ekstrem.