Rusia: Shqipëria po sakrifikon interesat e saj në këmbim të një përfitimi të pasigurt
Rusia e konsideron të gabuar dhe kundër interesave të Shqipërisë vendimin e Tiranës zyrtare për t'iu bashkuar embargos së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian ndaj Rusisë.
Në bisedën me gazetarin Vincent Triest, Karpushin nuk ngurroi të flasë për situatën në rajon, duke thënë se bllokimi i eksporteve bujqësore drejt Rusisë ka dëmtuar më së shumti fermerët shqiptar. Ai tha se është kanë qenë vetë biznesmenët shqiptarë që kanë shprehur këtë shqetësim në ambasadën ruse.
“Shembulli i Shqipërisë dhe Malit të Zi flet vetëm për një gjë, për gatishmërinë e tyre të sakrifikojnë interesat e qytetarëve në këmbim të një përfitimi të pasigurt. Siç e shohim, askush nuk ka ndërmend t’u garantojë atyre një integrim të përshpejtuar në Bashkimin Evropian”-deklaroi ambasadori rus.
Karpushin argumentoi se dy popujt kanë lidhje të fortë kulturore dhe se me embargon është marrë një vendim kundër interesit të popullit shqiptar.
Add new comment