Shqiperia
Pas kritikave të CIA-s për investimet dhe taksat, në Shqipëri ofrohet Kina
Kina mund të jetë një investitor potenacial në Shqipëri në disa sektorë. Kësaj radhe duket se nuk kemi të bëjmë me një përpjekje të palës shqiptare, por me një afrim nga pala kineze. Në një intervistë për Radion e Jashtme të Kinës, seksioni shqip, këshilltari ekonomik i ambasadës kineze në Tiranë, Lian Gang, ka shprehur optimizëm për potencialin e marrëdhënieve mes të dy vendeve.
Kreu i Antimafias italiane: Konfliktet mafioze në Pulia, për drogën e Shqipërisë
Autoritetet italiane po kthejnë vëmendjen nga kriminaliteti në Pulia. Ai i organizuar që po merr përmasa të mëdha. Lajmi i vrasjes së katër personave në Foggia, në San Marco, ka zënë vend kryesor në të gjitha mediat kryesore. Arsye për këtë është mënyra e ekzekutimit: një njësi vrasësish e përbërë nga katër ose pesë persona në ndjekje të një makine ku ndodhet objektivi kryesor: Mario Luciano Romito, 50 vjeç, i konsideruar si bosi i klanit të Manfredonias, në Gargano. Për vrasjen janë përdorur dy armë: Ak 47 dhe një armë gjahu, kalibri 12.
Siguria ushqimore, markat e BE-së nuk janë garanci. Rasti domethënës i Barilla në Itali
Autoritetet europiane janë vënë në alarm pas skandalit me kontaminimin e vezëve të prodhuara në fermat e Holandës dhe eksportuara kryesisht në Belgjikë e Gjermani. Zyrtarët e sigurisë së ushqimit në Belgjikë pranuan se ata ishin në dijeni për këtë çështje.
"Ne e dinim që nga i qershori se ka patur potencialisht një problem me [insekticidin] fipronil në sektorin e shpendëve. Ne menjëherë nisëm një hetim dhe ne gjithashtu e informuam prokurorin për një mashtrimit të mundshëm", tha Katrien Stragier, një zëdhënës i agjencisë së sigurisë së ushqimit në Belgjikë, AFSCA.
Nuk ka asnjë fitore diplomatike apo politike në Maqedoni
Ka një përpjekje tinzare në mediat e pushtetit të Tiranës për të amplifikuar atë që ka ndodhur këto ditë në Maqedoni me ligjin për gjuhët. “Zyrtarizohet gjuha shqipe”, ky është titulli që po synohet t’i ngulitet në mendje shqiptarëve, si e si që të shitet një sukses diplomatik i Tiranës zyrtare që mori pjesë aktivisht në minimin e stabilitetit politik e institucional të Maqedonisë në muajt e fundit.
SHBA dhe BE në Ballkan
Samiti i Podgoricës mbajtur me iniciativën amerikane, rikonfirmoi angazhimin e SHBA-së në çështje të sigurisë për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nuk është e rastit që vizita e Pence në Mal të Zi formalisht u realizua nën ombrellën e Kartës së Adriatikut, një krijim amerikan për promovimin e anëtarësimit në NATO të vendeve të Ballkanit. Karta e Adriatikut u nënshkrua në Tiranë në vitin 2003 dhe që prej themelimit, nismës i janë shtuar edhe dy anëtarë, Mali i Zi dhe Bosnja, si dhe Kosova e Serbia në cilësinë e vendeve vëzhguese.
Arkeologjia nënujore në Shqipëri
Associated Press shkruan sot për pasuritë nënujore të Shqipërisë. Duke e cilësuar bregun shqiptar më pak të eksploruarin në botë, media në fjalë sjell në vëmendje përvojat e disa zhytësve të RPM Nautical të cilët kanë konstuar pasurinë e nëndetit në vendin tonë. Ekziston frika e grabitjeve tani që vendi ka hapur rrugën për turizmin, pasi autoritetet nuk kanë kapacitete për të mbikëqyrur edhe në këtë drejtim. Në çdo rast, artikulli i shkurtër bashkë me disa foto nga nëndeti në Sarandë janë një formë e mirë për të tërhequr vëmendjen edhe në këtë drejtim deri më tani të shpërfillur.
Pezull rinovimi i traktatit të miqësisë Shqipëri-Greqi
Ministria e jashtme përshëndeti marrëveshjen e nënshkruar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, duke e cilësuar si një hap të duhur e të nevojshëm për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe rajonit në përgjithësi. Ministri Ditmir Bushati shkruan në reagimin e tij se “kjo marrvëeshje bazohet edhe në kontributin e vazhdueshëm të popullit shqiptarë në Maqedoni por edhe faktorit politik shqiptarë atje” duke uruar të dy qeveritë për modelin e bashkëpunimit dhe vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon.
Bashkëqeverisja është eksperimentuar herët në trojet tona
Flitet për bashkëqeverisje dhe kërkohet që populli të flasë, të shprehet konkretisht. Në fakt, bashkëqeverisja është e vjetër në Shqipëri. Republikë Popullore u quajt dikur, pushteti po ashtu popullor. Nuk ka asnjë krahasim me kohën që jetojmë, sigurisht, por iluzioni që krijohet sot është ndoshta edhe më i rremë se atëherë. Pasi pabarazia dhe keqpërdorimi i ligjit sot janë shumë më keq se para viteve ’90, ku liria kërcënohej dhe shtypej në fund nga një legjislacion që ndalonte shumë gjëra.
Shqipëria, një mrekulli. E thotë në anglisht ish-këshilltari i ish-kryeministrit britanik, i përkthyer shqip
Sot paradite syve të lexuesve të mediave online u është ngjitur në sy një përkthim I një shkrimi të Alastair Campbell, ish-këshilltar i kryeministrit Tony Blair. Fjalë të sheqerosura për Shqipërinë, drejtuar britanikëve që duhet të heqin dorë nga paragjykimet për vendin tonë dhe të vijnë e të pushojnë këtu. Fjalët përfshijnë mrekullinë e brigjeve shqiptare që sipas shkencës morfologjikisht, gjeologjikisht dhe për numër ditësh me diell, janë thuajse identikë me ato të Malit të Zi, Kroacisë dhe Greqisë.
Ku rafsha mos u vrafsha!
Në një intervistë para dy ditëve ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani, deklaroi ndër të tjera se “ShISh ka shpëtuar shumë jetë njerëzish”. Ai i referohej rasteve të parandalimit të akteve terroriste dhe këtu nuk kemi pse të vëmë në dyshim atë që thotë ish-kreu i Shtetit.
Por sjellja në vëmendje e këtij momenti nga intervista aq sa duhet të na kujtojë se nuk jemi larg goditjeve të terrorizmit, aq edhe vjen e merr një kuptim ironik, grotesk, në një konteskt si ky i yni, ku jeta vlen kaq pak, apo është paq e pasigurtë.