Siguria ushqimore, markat e BE-së nuk janë garanci. Rasti domethënës i Barilla në Itali
Autoritetet europiane janë vënë në alarm pas skandalit me kontaminimin e vezëve të prodhuara në fermat e Holandës dhe eksportuara kryesisht në Belgjikë e Gjermani. Zyrtarët e sigurisë së ushqimit në Belgjikë pranuan se ata ishin në dijeni për këtë çështje.
"Ne e dinim që nga i qershori se ka patur potencialisht një problem me [insekticidin] fipronil në sektorin e shpendëve. Ne menjëherë nisëm një hetim dhe ne gjithashtu e informuam prokurorin për një mashtrimit të mundshëm", tha Katrien Stragier, një zëdhënës i agjencisë së sigurisë së ushqimit në Belgjikë, AFSCA.
http:/www.presstv.ir/Detail/2017/08/06/530868/Belgium-contaminated-eggs-Katrie...
Vezë nga 59 ferma përmbanin nivele të larta të insekticidit Fipronil, i cili përdoret zakonisht në produktet veterinare për të hequr qafe pleshtat e pulave, por është i ndaluar për të trajtuar kafshët e destinuara për konsum njerëzor. Skandali i vezëve vjen menjëherë pas një skandali tjetër ushqimor që tronditi konsumatorët evropianë.
Pak javë më parë Europol, njoftoi se 66 persona ishin arrestuar për tregtimin e mishit të kalit i papërshtatshëm për konsum njerëzor. I dyshuari kryesor i këtij rrjeti ishte një shtetas holandez i arrestuar në Belgjikë. Europol sqaroi se kishte konfiskuar llogaritë bankare, pronat, dhe makinat luksoze që u përkisnin mashtruesve. Nuk është vetëm ushqimi. Rast tjetër flagrant është ai i skandalit dieselgate të kompanisë Volkswagen dhe mashtrimi me emetimi e gazrave, apo edhe skandali i mbetjeve urbane në Napoli të Italisë, edhe ky një vend anëtar i BE-së.
Bëhet fjalë për produkte që mbajnë markën e BE-së dhe që në vetvete duhet të ishin garanci për tregun dhe konsumatorin për shkak të standardeve të çertifikuara nga Bashkimi Europian. Por zbulimi i këtyre skandaleve tregon se siguria që rrjedh si kredencial i markave të BE-së dhe standardeve që aplikohen nuk është e vërtetë.
Janë vetë autoritetet europiane që kërkojnë respektimin e standardeve të cilësisë ushqimore, por që nga ana tjetër ndeshen me shkelje të ligjit në vendet e tyre, duke vënë në rrezik shëndetin publik. Siguria ushqimore dhe jo vetëm është një nga sfidat më të mëdha që kanë edhe vendet aspirante për anëtarësim në Bashkimin Europain, siç është edhe Shqipëria. Mangësitë janë të mëdha si në aspektin e kontrolleve doganore apo verifikimin e standardeve të produkteve që hyjnë në Shqipëri, por edhe ato që prodhohen në vend.
Ka vetëm një laborator të specializuar në Lushnjë për analizat bujqësore, ndërsa ato toksike shpesh herë duhet dërguar jashtë vendit. Vitet e fundit tregu ushqimor në Shqipëri është ndeshur me pretendime për ushqime masive që nuk përmbushim standardet. Kështu para dy vitesh u fol për importin e 50% të miellit serb nga Kosova, produkt i pakontrolluar dhe me një nivel të lartë proteinash që inkurajon aneminë tek fëmijët.
Çështjes nuk iu shkua asnjëherë deri në fund, por u mbyll me një deklaratë të ministrit të Bujqësisë se gjithçka ishte në rregull.
Muajt e fundit një sasi e madhe mishi të importuar nga Brazili u bllokua në Portin e Durrësit pas dyshimeve të hedhura në media për salmonelë. Autoritetet u detyruan të çojnë mostra analizash jashtë vendit, përgjigjet e të cilave detyruan Ministrinë e Bujqësisë të urdhërojë kthimin mbrapsht të kësaj sasie.
Për të mos folur për pesticidet e përdorura në produktet bujqësore apo farat që futen në Shqipëri, për të cilat vetë qeveria ka pranuar se nuk ka kontroll të plotë mbi to.
Shembujt e fundit nga BE-ja na tregojnë se standardi është një gjë, edhe ai shpesh i anatemuar, dhe zbatimi i detyrimeve që rredhin prej tij, një tjetër. Shqipërisë i ndalohet eksporti për shumëçka, pikërisht për këtë sjellje që ka ndaj sigurisë ushqimore. Dhe në kurriz këtë faturë e mban konsumatori shqiptar që nuk ka më se kujt t’i besojë. Një tjetër aspekt kritik është cilësia e ujit, përmbajtja e tij, a janë reale apo jo treguesit që paraqiten, pasi këtu kemi të bëjmë me një problem serioz që lidhet direkt me shëndetin e popullsisë. Kush mund të japë garanci për atë që po konsumojmë? Standardet që inçizohen në letra dhe bar code, apo autoritetet inekzistente? Edhe me bukën që hamë, cilësinë, apo peshën ndodh një tjetër shfaqje e shëmtuar që e lë qytetarin shqiptar në mëshirë të fatit.
Ajo çfarë ka në dorë aktualisht qytetari është të tregohet sa më përzgjedhës dhe në momentin që merr garancinë nga shteti i vet, atë ta përdorë si lëndë të parë juridike, e jo si argument për të qenë i qetë. Me standardet e BE-së në Shqipëri luhet shumë. Ju kujtohet se edhe për importin e mbetjeve u përdor fjala BE dhe standard për të legjitmuar biznesin e tyre? Po shëndeti dhe mendimi ynë vlen vallë gjëkundi? Jo, sa kohë që do të votohet në këtë mënyrë.
Nga Italia fqinje na vjen një shembull që flet shumë për atë që mund të bëjë vetë shoqëria. Duhet të kemi parasysh se kompanitë që operojnë në këtë treg janë shumë të ndjeshme ndaj çdo kritike, apo vërejtjeje. Shembulli prek edhe ne shqiptarët si konsumatorë, pasi bëhet fjalë për një produkt si makaronat Barilla. Në “Il Fatto Alimentare”, në datën 25 korrik, vëllerëzve Barilla u kërkohej përmes një letre të hapur që të shkruajnë në etiketën e produktit origjinën e grurit të përdorur. “E kërkojnë konsumatorët”, ishte titulli.
http://www.ilfattoalimentare.it/barilla-etichetta-origine-grano.html
Që këtej fillon edhe kujdesi. Nga vetja. Jo nga shteti apo nga halldupët e dhjamur pa din e pa iman të lloj lloj autoritetesh apo nga ministri që janë aty për qelepirin i disa dhjetëra vetëve.
Add new comment