siguria ushqimore

Eurobarometri: Europianët më të shqetësuar për koston e ushqimit sesa sigurinë e tij

Postuar në 15 Nëntor, 2022 17:23

Kriza, e pompuar me të madhe edhe nga të gjitha mediat kryesore, ka nisur të japë efektet e veta psikologjike, duke prekur një standard bazë si siguria ushqimore. Sipas një vëzhgimi të bërë nga Eurobarometri mbi sigurinë ushqimore në vitin 2022 realizuar me 27 mijë qytetarë europianë në vend të parë të prioriteteve qëndron kostoja për 54% të të intervistuarve. Shija për 51% të qytetarëve, pasuar mandej nga 46% të qyetetarëve për të cilët ka rënësi kryesore siguria dhe origjina. Vlera ushqyese shkon te 41%, ndërkohë që klima dhe mjedisi shqetëson 16%.

Krime që rrallë thuhen në parlament (Video)

Postuar në 17 Nëntor, 2018 17:01

Në parlamentin shqiptar është folur shpesh për krime apo kriminelë në nivel akuzash sa personale aq edhe politike. Një retorikë që pak ka të bëjë me mirëqënien e njerëzve  dhe “kanibalizmin” që ushtrohet mbi kafshët e imëta, mishi i të cilave përdoret për konsum të gjerë në popullatë.

 Edhe në këtë pikë mbizotëron kriteri jonjerëzor, brutaliteti për qëllime përfitimi dhe inekzistenca e agjencive shtetërore për të kontrolluar këtë pjesë të zinxhirit të sigurisë ushqimore.

Siguria ushqimore në një etiketë, ku të besojmë?(video)

Postuar në 30 Mars, 2018 20:01

Gjithësecili, kudo, ka nevojë për ushqim të sigurt, të çliruar nga mikrobet, viruset dhe kimikate. Por globalizim do të thotë që ushqimi që ne hamë sot mund vijë nga cdo kënd i botës. Dhe një destinacion i këtij tregu, është Shqipëria. Një treg që zgjerohet nga dita në ditë, me prodhime që reklamohen për garanci shëndeti dhe jetëgjatësi, por që në finale kanë rezultuar me pasoja.

Na qeverisin marsianët! Peleshi: "Nuk e dimë se çfarë hamë"

Postuar në 01 Nëntor, 2017 12:45

Shqipëria nuk ka as statistika të sakta për të dhënë një pasqyrë të qartë të asaj që ne konsumojmë çdo ditë. Problemi më i madh është te produktet të cilat nuk figurojnë të regjistruara në pikat doganore apo dyqanet ku tregtohen.

Vetë ministri i ri i Bujqësisë, Niko Peleshi, i cili për 4 vjet shërbeu si zv/kryeministër thotë se shteti nuk ka asnjë bilanc të riskut që vjen nga ushqimet e pakontrolluara në treg. 

Agjencia kriminale me emrin AKU, biznes me jetën e shqiptarëve

Postuar në 21 Gusht, 2017 20:36

U diskutua shumë në zgjedhjet që lamë pas për pasiguritë politike nga shbërbërja e koalicionit PS-LSI dhe po ashtu për sakrificat parimore të opozitës në çështjen e votës duke mënjanuar debatin real që duhet të bëhej mbi përmbajtjen e qeverisjes së katër viteve në çështje të sigurisë, që kanë të bëjnë jo vetëm me kriminalitetin, por edhe me  kontrollin e territorit dhe sigurinë ushqimore.

Siguria ushqimore, markat e BE-së nuk janë garanci. Rasti domethënës i Barilla në Itali

Postuar në 06 Gusht, 2017 18:41

Autoritetet europiane janë vënë në alarm pas skandalit me kontaminimin e vezëve të prodhuara në fermat e Holandës dhe eksportuara kryesisht në Belgjikë e Gjermani. Zyrtarët e sigurisë së ushqimit në Belgjikë pranuan se ata ishin në dijeni për këtë çështje.

"Ne e dinim që nga i qershori se ka patur potencialisht një problem me [insekticidin] fipronil në sektorin e shpendëve. Ne menjëherë nisëm një hetim dhe ne gjithashtu e informuam prokurorin për një mashtrimit të mundshëm", tha  Katrien Stragier, një zëdhënës i agjencisë së sigurisë së ushqimit në Belgjikë, AFSCA.

Bujqësia dhe sfidat e sigurisë ushqimore

Postuar në 04 Gusht, 2017 17:50

Bujqësia është shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare, de facto dhe de jure. Ndonëse statistikisht ajo përbën vetëm 20 për qind të GDP, ka të punësuar rreth gjysmën e popullsisë së vendit. Por në këto 27 vite ekonomi tregu, sektori i bujqësisë ka mbetur më i pazhvilluari, pse jo dhe më i paintegruari, ku shumica dërrmuese e fermerëve shqiptarë vazhdojnë të prodhojnë, deri-diku, sipas mënyrës kooperativiste të tipit leninist. Njëlloj si në periudhën e para 46-ës, duke zhvilluar një prodhim miks për nevojat e vetushqimit dhe vetmbajtjes së familjes fshatare.

Subscribe to RSS - siguria ushqimore