Eurobarometri: Europianët më të shqetësuar për koston e ushqimit sesa sigurinë e tij
Kriza, e pompuar me të madhe edhe nga të gjitha mediat kryesore, ka nisur të japë efektet e veta psikologjike, duke prekur një standard bazë si siguria ushqimore. Sipas një vëzhgimi të bërë nga Eurobarometri mbi sigurinë ushqimore në vitin 2022 realizuar me 27 mijë qytetarë europianë në vend të parë të prioriteteve qëndron kostoja për 54% të të intervistuarve. Shija për 51% të qytetarëve, pasuar mandej nga 46% të qyetetarëve për të cilët ka rënësi kryesore siguria dhe origjina. Vlera ushqyese shkon te 41%, ndërkohë që klima dhe mjedisi shqetëson 16%.
Nga sondazhi ynë i fundit më 2019 kanë ndodhur shumë gjëra…Ngjarje të tilla kanë patur pasoja dramatike dhe nuk habit që për shumë europianë rritja e kostos të jetesës të ndikojë më shumë mbi zgjedhjet ushqimore
është shprehur mbi gjetjet e reja, Bernhard Url, drejtor Ekzekutiv i Efsa, Autoriteti Europian për Sigurinë Ushqimore.
Add new comment