Agjencia kriminale me emrin AKU, biznes me jetën e shqiptarëve

Postuar në 21 Gusht, 2017 20:36

U diskutua shumë në zgjedhjet që lamë pas për pasiguritë politike nga shbërbërja e koalicionit PS-LSI dhe po ashtu për sakrificat parimore të opozitës në çështjen e votës duke mënjanuar debatin real që duhet të bëhej mbi përmbajtjen e qeverisjes së katër viteve në çështje të sigurisë, që kanë të bëjnë jo vetëm me kriminalitetin, por edhe me  kontrollin e territorit dhe sigurinë ushqimore. Janë të konfirmuara tashmë dështimet në parandalimin e trafikut të drogës  ku u shumfishuan sasitë e dala nga Shqipëria si dhe  amatorizmi në përballimin e zjarreve ku u dogjën më shumë se 1 mije hektarë pyje e kullota. 23 bashki pa zjrrëfikse, të tjërat me mangësi të theksuara. Akoma dhe më e rëndë është situata e sigurisë ushqimore, ku qeveria e kaluar e përdori AKU-në si agjenci gjobash dhe punësimesh me një papërgjegjshmëri dhe bilanc kriminal në atë që ka për detyrë, të garantojë sigurinë ushqimore. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka gjetur shkelje të rënda në këtë agjenci qeveritare, e cila në 4 vjet kënaqi oreksin e disave po mund t’u ketë marrë jetën mijëra personave për shkak të mungesës së kontrolleve në ushqime, produkte importi apo fruta perime. Paqyrojmë më poshtë një pjesë të gjetjeve të raportit.

Raporti i Audit të KLSH-së në AKU:

Afër 1/3 e produkteve të hyra në Shqipëri nuk janë monitoruar. Kështu, në vitin 2015 nëse në Gjirokastër, Kukës Berat e Dibër janë objekt inspektimi 25 - 31 % e subjekteve në totale, në Tiranë dhe në Durrës janë vetëm 9 - 10 % e tyre, për më tepër që në këto dy rajone zhvillohet afër gjysma e biznesit në Shqipëri.

6 zooteknikë (Durrës, Korçë, Gjirokastër, Kukës dhe Vlorë) duhet të inspektojnë mishin, gjënë e gjallë dhe produktet e tjera me origjinë shtazore; ose mësuesi i bio-kimisë apo të kimisë industriale duhet të inspektojnë mallrat e importuara joshtazore në Hanin e Hotit, Durrës, Vlorë dhe Kakavijë; në Bllatë (Dibër) inspektori veterinar ka kontrolluar për vitin 2016 vetëm 4 praktika të produkteve me origjinë shtazore; në Gjirokastër janë 2 inspektorë për produktet me origjinë joshtazore, kur për numrin e praktikave që hyjnë në PIK Kakavijë duhet të jetë dyfishi i tyre, si dhe janë 3 veterinerë që kontrollojnë gjysmën e praktikave të mallrave me origjinë joshtazore; e njëjta gjë konstatohet dhe për pikat e kalimit kufitar të Morinit, Qafë Thanë dhe Kapshticë.

AKU nuk është kujdesur që të ketë një numër të përafërt të inspektimeve mesatare mujore gjatë vitit, duke ja lënë fushatave dhe spontanitetit, e cila jo vetëm që ndikon në cilësinë  e tyre, por ka ndikim të konsiderueshëm në përmirësimin e sigurisë ushqimore në vend.

-Inspektorëve të AKU në rajone ju mungojnë mjetet e transportit, pajiset e domosdoshme për ruajtjen dhe transportimin e mostrave, si dhe mbështetja me analiza laboratorike për çdo rajon, duke ulur ndjeshëm efektivitetin dhe pritshmërinë e veprimtarisë inspektuese në përmirësimin e sigurisë ushqimore.

-Inspektorëve të AKU në rajone ju mungojnë mjetet e transportit, pajiset e domosdoshme për ruajtjen dhe transportimin e mostrave, si dhe mbështetja me analiza laboratorike për çdo rajon, duke ulur ndjeshëm efektivitetin dhe pritshmërinë e veprimtarisë inspektuese në përmirësimin e sigurisë ushqimore.

-Inspektorëve të AKU në rajone ju mungojnë mjetet e transportit, pajiset e domosdoshme për ruajtjen dhe transportimin e mostrave, si dhe mbështetja me analiza laboratorike për çdo rajon, duke ulur ndjeshëm efektivitetin dhe pritshmërinë e veprimtarisë inspektuese në përmirësimin e sigurisë ushqimore.

Mungon gjurmueshmëria për produktet bimore dhe frutore të vendosura në treg, si dhe kryerja e analizave përkatëse, duke rrezikuar konsumimin e tyre me mbetje minerale dhe pesticide,  pasi nuk janë objekt inspektimi gjatë fazës së prodhimit.

Këshilli i Ministrave, 9 vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit për ushqimin, nuk ka nxjerrë aktet nënligjore për 7 prej tyre nga 12 gjithsej si dhe qeveria nuk ka arritur objektivat e saj afat shkurtra të përcaktuara deri në fund të vitit 2015 për plotësimin e legjislacionit në të gjithë zinxhirin ushqimor në fushën e sigurisë ushqimore, shëndetit të kafshëve dhe mbrojtjes së bimëve, si dhe harmonizimin e tij me kuadrin rregullator evropian, për hartimin e 20 akteve nënligjore, ndërsa Ministria e Bujqësisë nuk ka nxjerrë akoma aktet nënligjore për 13 nga 25 prej tyre ose 52 % të kërkesave të ligjit për ushqimin.

AKU është karakterizuar me largime nga puna, të cilat kulmojnë në vitin 2014 me ikjen e afër 33 % të të gjithë stafit dhe specialistëve (gjithsej 137 persona) dhe bashkë me të dhe të kualiteteve të trajnuara, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve pa shkaqe të përligjura, duke i shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit nga pagesat për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore dhe mbi 78 milion lekë për të gjithë periudhën e audituar 2012-2016.

Ministri i Bujqësisë, në kundërshtim me ligjin për nëpunësin civil, ka ndërhyrë në dy raste: për lëvizjen dhe emërimin e Drejtorit rajonal të AKU Tiranë që në prill 2016, si dhe të kalimit pranë kabinetit të tij të Përgjegjësi të Sektorit të marrëdhënieve me publikun dhe ndërgjegjësimin e konsumatorit që nga tetori 2016.

http://www.klsh.org.al/web/KLSH_konstaton_se_Autoriteti_Kombetar_i_Ushqi...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.