Na qeverisin marsianët! Peleshi: "Nuk e dimë se çfarë hamë"
Shqipëria nuk ka as statistika të sakta për të dhënë një pasqyrë të qartë të asaj që ne konsumojmë çdo ditë. Problemi më i madh është te produktet të cilat nuk figurojnë të regjistruara në pikat doganore apo dyqanet ku tregtohen.
Vetë ministri i ri i Bujqësisë, Niko Peleshi, i cili për 4 vjet shërbeu si zv/kryeministër thotë se shteti nuk ka asnjë bilanc të riskut që vjen nga ushqimet e pakontrolluara në treg.
“Sa të sigurta janë ushqimet tona, unë nuk dua të përhap panik, as unë dhe askush tjetër. Nuk mund t’i dimë dot përqindjet dhe shifrat. Sistemi jonë i sigurisë ushqimore nuk është i ndërtuar dhe nuk funksionon si një sistem”-shprehet Peleshi në një prononcim për Tv Klan.
Nuk është vetëm kurajoja për ta pranuar, por edhe për ta thënë publikisht se 4 vjet shkuan dëm sa i përket një prej çështjeve më të ndjeshme që lidhet me sigurinë ushqimore. Me zë dhe me figurë, nga minsitra që prezantohen sikur kanë zbritur nga Marsi. Ministri i ri i Bujqësisë ankohet se ka kryetarë bashkish, deputetë, në ndonjë rast edhe drejtues të institucioneve që bëjnë presion për mosmbylljen e thertoreve. Ai shton se pas kontrollit dhe bllokimit të thertoreve, në radhë është bllokimi i qumështit që tregtohet nga fshatarët, aksion që sipas tij do të jetë më i vështirë dhe me më shumë përplasje se ai i mishit.
Add new comment