U bë edhe Federatë Ballkanike
Revista ekonomike “Monitor” publikon sot në faqen online një shkrim mbi përpjekjet për integrimin e Ballkanit Perëndimor, sipas axhendave të përcaktuara për të nga Samitet e fundit të nxitura nga Gjermania. Me fjalët e shkrimit të “Monitor” parashikohet të ndodhë:
Një plan për krijimin e Federatës Ballkanike do të jetësohet deri në vitin 2020, i mbështetur me 2 miliardë euro të donatorëve. Këshilli i Koordinimit Rajonal ka vënë në zbatim masat vepruese, ku prevalon një plan i përbashkët për investimet e huaja, turizmin, transportin, energjinë, infrastrukturën dhe heqjen e kufijve doganorë. Pse Ballkani po krijon “Lagjen e Fortë” të Europës. Disa industri shqiptare rrezikohen nga hapja e tregjeve. Detyrat e Shqipërisë deri më 2023
http://www.monitor.al/plani-i-federates-ballkanike-tregti-pa-kufij-rajon...
Shkrimi është i gjatë dhe merret me aspekte të këtij projekti duke u përpjekur të analizojë synimet dhe përfitimet. Mirëpo asgjë prej këtyre masave që parashikohen të vihen në veprim në këtë kuadër nuk shkojnë drejt krijimit të një Federate. Procesi në fjalë është i ngjashëm me atë të ndodhur në Bashkimin Europian dhe të mishëruar prej tij. Por BE-ja nuk quhet sot Federatë, në ndryshim p.sh nga ShBA që e ka të përcaktuar në Kushtetutë këtë parim funksional dhe organizativ. BE quhet me përkufizim Bashkim dhe jo Federatë dhe ky nuk është dallim kozmetik.
Ngatërrimi i bërë këtu ose buron nga informacione të posaçme të revistës për të cilat nuk është ende publiku i gjerë në dijeni, ose është një lapsus nga dëshira e mirë për të parë të gjitha vendet bashkë. Në çdo rast përkufizimi duhet të mbahet parasysh në kushtet kur për këtë projekt ka patur emërtime si Jugosllavi e Vogël, e cila tingëllon historikisht jo shumë e dashur për shqiptarët. Në fund duhet që edhe qeveria të sqarojë se për çfarë bëhet fjalë.
Add new comment