serbia
Serbia nis në shtator dialog shtetëror për Kosovën
Mediat serbe njoftojnë se presidenti i Serbisë, Aleksanderr Vuçiç do të nisë në muajin shtator Dialogun Shtetëror mbi Kosovën. Sipas lajmeve në këto media, nisma në fjalë, e paralajmëruar që në momentin që Vuçiç mori detyrën, parashikon përfshirjen në diskutime të partive parlamentare, përfaqësuesve të Kishës Ortodokse, shoqërisë civile, Akademsë së Shkencave dhe Arteve dhe aktorëve të tjerë me peshë në vend.
Beogradi bisedon me “vëllezërit grekë” për Shqipërinë e Madhe
Serbët dhe grekët janë miq dhe vëllezër. Këtë formulë të njohur tashmë, e ka përsëritur së fundmi edhe ministri i Jashtëm serb, zv.kryeministër i parë i Serbisë, Ivica Daçiç. Gjatë një vizite në Athinë ku është takuar me homologun grek Nikos Kotizas, Daçiç, ka apeluar që politikanët të ndjekin dhe respektojnë lidhjet mes dy kombeve, duke përmendur vendet e shenjta si manastiri i Hilandarit dhe ishulli Vidos në Korfuz.
Mediat serbe konfirmojnë tezën e Kurtit/Kroacia do të ketë rol në krijimin e ushtrisë kosovare
Disa ditë pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, deklaroi se ushtria e Kosovës do të krijohet me ndihmën e Shqipërisë dhe të Kroacisë, gazeta serbe “Vecernje Novosti” ka shtuar disa sqarime të vetat referuar burimeve diplomatike dhe ushtarake. Sipas gazetës lajmi këtu është te angazhimi i Kroacisë, një vend me të cilin Serbia ka marrëdhënie komplekse dhe përballet në disa drejtime.
Suksesi i Serbisë në angazhimin mes Perëndimit dhe Rusisë
Një ditë më parë disa media serbe njoftuan se ShBA dhe BE synojnë ndërtimin e një qendre humanitare në Serbi, e ngjashme me atë të rusëve në Nish. Vendndodhja e supozuar e kësaj qendre u tha se ishte Uzice, ndërkohë që citohej edhe zyrtari amerikan i Departamentit të Shtetit, Yee, të jetë shprehur se “në fund i takon Serbisë të vendosë, por ne sqarojmë si partnerë atë që po ndodh”
“Nuk di ndonjë qendër tjetër humanitare ku punonjësit të kenë nevojë për imunitet diplomatik”, shton Yee, duke aluduar për statusin e veçantë të punonjësve rusë në qendrën e Nishit.
Kryeministrja serbe: Mes Rusisë dhe BE-së, zgjedhim këtë të fundit
Ana Brnabiç, kryeministrja e re e Serbisë, ka deklaruar për hequr të gjitha dilemat rreth preferencave strategjike të qeverisë aktuale serbe. E pyetur nga “Bloomberg” ajo ka pranuar se nëse Serbia do të detyrohet të zgjedhë mes Rusisë dhe BE-së, do të zgjedhë këtë të fundit. “BE-ja është ajo ku po shkojmë. Ne kemi lidhje emocionale me Rusinë për shkak të traditës, kulturës dhe fesë. Ka shumë njerëz në Serbi që e perceptojnë Rusinë si vëllanë e madh, mbrojtësin tonë. Këto ndjenja nuk mund të nënvlerësohen, por drejtimi ynë strategjik është BE-ja”, është shprehur ajo.
Serbia këmbëngul për bashkimin ekonomik rajonal: Ballkani për ballkanasit
“Ballkani për ballkanasit”. Ky është sllogani që kreu i Zyrës së Qeverisë serbe për Kosovën dhe Metohinë, Marko Xhuriç, ka propozuar se duhet adoptuar nga vendet e rajonit tonë. Ai ka folur në një panel “Realiteti i ri Ndërkombëtar – Sfida dhe Perspektiva” dhe ka nëvizuar se ansjë prej vendeve tona nuk është i aftë të zgjidhë i vetëm problemet strategjike. Ai ka bërë thirrje që të gjitha vendet e rajonit duhet të mbështesin nismën e Vuçiç për rrëzimin e barrierave ekonomike në Ballkan.
SHBA, presion mbi Vuçiç për emërimin e Aleksandër Vulin si ministër i Mbrojtjes
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka provokuar reagime me përzgjedhjen prej tij të Aleksandër Vulin si kandidat për ministër të Mbrojtjes. Nuk ka ende asgjë zyrtare, por agjencia shtetërore Tanjug referon mediat e shkruara serbe për atë që po cilësohet si “presion i jashtëzakonshëm amerikan” ndaj presidentit të ri të vendit. Sipas gazetës “Vecernje Novosti” amerikanët i kundërvihen emrit të Vulin që zëvendëson Zoran Xhorxheviç, për arsye të qëndrimeve të tij ndaj kroatëve dhe shqiptarëve, përshkrimin e NATO-s si djall dhe promovimin e marrëdhënieve me Rusinë.
“Ballkani, pjesë e BE-së brenda 10 viteve”
Diplomati austriak Wolfgang Petritsch, ish-negociator kryesor për Kosovën në Rambuje dhe ish-ambasador i Austrisë në Jugosllavinë e Millosheviçit, thotë se Ballkani Perëndimor do të bëhet pjesë e BE-së brenda 10 vjetëve. Sipas çelsi i stabilitetit rajonal është Serbia, kjo për shkak të rëndësisë ekonomike që ky vend ka në rajon, por edhe për shkak të neutralitetit ushtarak që ka zgjedhur. Në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, Petritsch shprehet se në Bosnjë është e nevojshme një marrëveshje e re që të vijë nga brenda dhe të përfaqësojë dëshirat e njerëzve të vet.
Premtohen vende pune, por investimet e huaja serioze brugosen te TAP-i
Para disa ditësh u bë e njohur se në Maqedoni kompania amerikane e prodhimit të sediljeve “Adient” hapi një fabrikë në zonën industrial të Strumicës. Vetë përfaqësuesi i saj ndër të tjera tha:
“Një vit më parë ne njoftuam ndërtimin e fabrikës tonë dhe sot po qëndrojmë përpara saj. Ky investim është një tjetër provë e qartë e synimeve tona për të investuar në Maqedoni dhe një hap i rëndësishëm në zgjerimin e rrjetit tonë në Europë, duke ofruar produkte të ndryshme të bazuara në cilësi, teknologji dhe rezultat për klientët tanë”.
Kundër NATO-s/88% e studentëve serbë nuk e duan anëtarësimin në Aleancë
88% e studentëve të Beogradit mendojnë se Serbia nuk duhet të bëhet pjesë e NATO-s. Kundërshti jo të vogël ka edhe për anëtarësimin e vendit në BE: 39.7%, ndërkohë që skepticizmi për anëtarësimin është edhe më i madh: 50% mendojnë se Serbia nuk do të bëhet asnjëherë anëtare e BE-së. Lajmi raportohet nga agjencia shtetërore e lajmeve “Tanjug” dhe bazohet në një sondazh në universitetin kryesor të vendit realizuar nga Qendra për Politikën Ndërkombëtare Publike, me pjesëmarrjen e 1323 studentëve nga 38 fakultete.