Beogradi bisedon me “vëllezërit grekë” për Shqipërinë e Madhe
Serbët dhe grekët janë miq dhe vëllezër. Këtë formulë të njohur tashmë, e ka përsëritur së fundmi edhe ministri i Jashtëm serb, zv.kryeministër i parë i Serbisë, Ivica Daçiç. Gjatë një vizite në Athinë ku është takuar me homologun grek Nikos Kotizas, Daçiç, ka apeluar që politikanët të ndjekin dhe respektojnë lidhjet mes dy kombeve, duke përmendur vendet e shenjta si manastiri i Hilandarit dhe ishulli Vidos në Korfuz.
Më tej Daçiç citohet të jetë shprehur se Greqia dhe Serbia duhet të diskutojnë “bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, por edhe ndikimin negativ të Shqipërisë së Madhe si faktor në Ballkan...”.
Një theksim ky që i kërkon Greqisë aleancë politike në kontekstin e zhvillimeve rajonale ku faktori shqiptar është në qendër të tyre. Në mbështetjet të kësaj diplomacie tradicionale, ministri serb ka sjellë edhe shifrat ekonomike, kur ka kujtuar se Greqia është një ndër investitorët më të mëdhenj në Serbi me 2 miliardë euro.
Në fund edhe një mesazh kuptimplotë që dëshmon se Beogradi preferon të ndjekë rregullin e njohur të shkëmbimit në diplomaci:
“Serbia qëndron e vendosur në mbrojtje të integritetit territorial të Qipros dhe ne jemi mirënjohës ndaj Greqisë dhe Qipros për mbështetjen që japin për integritetin territorial të Serbisë me qëndrimin që mbajnë kur vjen puna te Kosova”.
Duke se në Ballkanin Perëndimor integrimi si proces i brendshëm është i largët. Serbia që është në qendër të këtij rajoni, nuk ka marrëdhënie të mira me Bosnjen, Kroacinë, por edhe me Shqipërinë. Apo për ta thënë me një tjetër mënyrë: interesat e saj nuk përkojnë me ato të disa vendeve. Ndaj edhe kjo hapje drejt Greqisë më shumë sesa vëllazëri është llogari dhe rrjedhojë.
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=07&dd=10&nav_id=10...
Add new comment