athine
Një muze për Maria Kallas
SARS-CoV-2, në Athinë përllogaritet numri i të infektuarve përmes ujërave të zeza
Në Greqi, studiuesit kanë bërë një përllogaritje të përafërt të bartësve të virusit SARS-CoV-2 përmes ujërave të zeza. Studimi është bërë vetëm për Athinën dhe, referuar shifrave, jep një panoramë shqetësuese të situatës së të infektuarve.
Ngarkesa virale e gjetur në ujërat e zeza të Athinës tregon se mund të ketë 80 000 deri 90 000 bartës simptomatikë ose asimptomatikë të Covid-19 në zonë, tha Nikos Thomaidis, profesor i kimisë analitike në Universitetin e Athinës.
Hapet xhamia e parë në Athinë
Është hapur në kryeqytetin grek, Atinë, xhamia e parë për besimtarët myslimanë. Këtë të hënë besimtarët kanë nisur faljen pas 14 vjet pritjeje që nga momenti i aplikimit në vitin 2006.
Sekretari i Përgjithshëm i Besimeve Fetare, Giorgios Kalantzis e ka cilësuar hapjen e xhamisë si një shenjë të lirisë dhe demokracisë në Greqi.
Imami i xhamisë është shtetasi grek me origjinë marokene, Zaki Mohammed.
I çliruar nga "kompleksi Tsipras", Rama viziton Athinën pas gjashtë vjetësh në detyrë
Kryeministri Edi Rama ka vizituar më në fund Athinën në kuadër të një takimi dypalësh me kryeministrin grek, konservatorin Kyriakos Mitsotakis. Në vizitë atë e shoqëron, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila bashkë me z. Rama e njeh greqishten përderisa në media është raportuar se ajo ka jetuar për një kohë në Greqi.
Vizita e z. Rama ka ende axhendë të panjohur siç ndodh rëndom, por në krye të prioriteteve qëndron marrëveshja për kufirin.
Hapet xhamia e parë në Athinë
Në Athinë është inauguruar xhamia e parë e cila do të hapet për lutjen e besimtarëve në muajin shtator. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe ministri për Arsimin dhe Çështjet Fetare, Costas Gavroglou, duke dëshmuar qëndrimin e autoriteteve për këtë hap të ri.
Xhamia është ndërtuar në zonën e Votanikos.
Vendimi i qeverisë greke për të çuar deri në fund punë për ndërtimin e xhamisë vjen në kontekstin e një qëndrimi ndryshe që kabineti i Alexis Tsipras ka mbajtur edhe ndaj Kishës Orthodhokse.
Në paradë mode me karrocë(video)
Modelja greke Georgia Kaltsi ka marrë pjesë në një paradë mode në Athinë ku ka sfiluar në karrocën me katër rrota. Ajo pësoi një aksident në vitin 2015 që e paaftësoi për të ecur por nuk e dekurajoi të ndjekë pasionet e jetës së vet si skitë, kanoet dhe noti.
Ndalim i papritur në Athinë i ministrit të Jashtëm venezuelian, spekullime mbi lidhjet Tsipras-Maduro
Mediat greke raportojnë për lëvizjen e ministrit të Jashtëm venezuelian Jorge Arreza me një avion që është ngritur nga Caracas dhe është ulur në Athinë për katër në datën 2 mars.
Sipas këtyre raportimeve që referojnë burimet opozitare në Venezuelë, avioni në fjalë është ngritur në fluturim pa planifikim paraprak, në të njëjtën ditë që qeveria e Maduros nxori jashtë vendit një sasi të madhe ari.
Anarkistët e Rubikon sulmojnë ambasadën e SHBA në Athinë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Athinë, u sulmua në orët e para të së hënës, nga pjesëtarë të grupimit anarkist “Rubikoni”. Sulmi, që u shënua në orën 03 e 30 pas mesnate u krye në hyrje të parkingut të ambasadës, që ruhet nga personeli i sigurisë i përfaqësisë diplomatike amerikane.
Anarkistët hodhën drejt mureve dhe dyerve shishe e tollumbace të mbushura me bojë të kuqe.
Menjëherë forcat e policisë që ndodhen të dislokuara rreth ambasadës, filluan ndjekjen dhe tetë persona janë shoqëruar në polici si të dyshuar.
Politekniku i Athinës, një vatër e pashtershme protestash*
A është e vërtetë që "Politekniku nuk është pronë e askujt", siç thotë në një deklaratë partia në pushtet, SYRIZA? Dhe a është e vërtetë se "mashtrimet e njollosin Politeknikun", siç tha një deputet i parlamentit nga e njëjta parti? Ndërkohë, kreu i Parlamentit, Nikos Voutsis, tha se “Politekniku nuk mund t’ua mbyllë dyert atyre që e respektojnë trashëgiminë e tij. Dyert e mbyllura janë shenjë e veshëve të shurdhër dhe horizonteve të kufizuara”.
Prokuroria e Athinës nis hetimet për vrasjen e Bularatit
Një prokuror në Athinë do të nisë hetimet për vrasjen e Konstandinos Katsifas, që humbi jetën gjatë përplasjeve me armë në Bularat në datën 28 tetor. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke që shkruajnë se dosja është dërguar në Athinë nga zyra e një prokurori në Janinë, pas ankesës së familjarëve të Katsifas.
Formalisht çështja është hapur pasi e motra e të vrarit ka paraqitur dokumentet që provojnë se Katsifas ka patur kombësi greke dhe për rrjedhojë hetimi mund të hapet edhe në Greqi.