athine
Lavrov anullon vizitën në Athinë
Anullohet vizita e ministrit të jashtëm rus në Athinë, Sergei Lavrov. Duke iu referuar agjencinë ruse të lajmeve TASS, Reuters citon ambasadorin rus në Greqi të jetë shprehur se “koha e vizitës së planifikuar në vjeshtë të Sergei Lavrov në Athinë nuk është e përshtatshme".
Klima mes dy vendeve është veçantërisht e tensionuar pas vendimit të Athinës për të dëbuar dy diplomatë rusë të dyshuar për nxitje të zërave kundër nënshkrimit të marrëveshjes me Maqedoninë për emrin.
NYT: Tsipras nuk mbajti premtimin ndaj Erdogan
New York Times i ka dhënë hapësirë vendimit të Komitetit të Pavarur Grek të Azilit për t’i dhënë azil njërit prej 8 oficerëce turq që u arratisën me helikopter në Greqi në korrik 2016, pas grushtit të dështuar të shtetit kundër presidentit turk, Erdogan.
Intervista/Presidenti i Turqisë, Erdogan: "Përditësimi i Traktatit të Lozanës ndihmon paqen"
Para vizitës në Athinë presidenti turk, Rexhep taip Erdogan ka dhënë një intervistë për gazetarin Aleksis Papahelas, ku sqaron deklaratat e tij për rishikimin e traktatit të Lozanës mbi sovranitetin e ishujve të Egjeut. Ai u jep përgjigje edhe akuzave se po qeveris si diktator, ndërsa komenton edhe marrëdhëniet me administratën Trump
Z. President, faleminderit shumë para së gjithash për këtë intervistë. Do të doja t'ju pyes përse po vini tani në Athinë dhe pse është kaq e rëndësishme që ju të shkoni në Trakë?
Zbardhet axhenda e vizitës së Erdogan në Greqi
Rexhep Taip Erdogan do të jetë në Greqi më 7 dhe 8 dhjetor me ftesë të Presidentit grek, Prokopis Pavlopulos. Presidenti turk do të takohet me udhëheqjen politike të vendit dhe do të vizitojë zonën e Trakës ku jeton një minoritet fetar i besimit islam. Për palën greke dialogu me fqinjët është i rëndësishëm, sidomos në një kohë të vështirë për marrëdhëniet midis dy vendeve.
Dhjetëra të arrestuar para vizitës së Erdogan në Athinë
Pak ditë para mbërritjes në Athinë të presidentit turk Erdogan, Sektori i Antiterrorit të Policisë greke kreu një operacion në shkallë të gjerë në Pagrati dhe Kalithea, duke kryer nëntë arrestime të njerëzve që sipas informatave janë anëtarë të organizatës DHKP -C (Partia Çlirimtare e Popullit Revolucionar - Front). Kjo organizatë është jashtë ligjit në Turqi dhe në të gjitha listat e organizatave terroriste të SHBA-ve, Bashkimit Evropian dhe natyrisht Turqisë.
"Greqia, shtyllë e strategjisë amerikane në Ballkan"
Greqia është shtylla e strategjisë amerikane në rajonin e Ballkanit. Këtë pohon në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ambasadori amerikan në Athinë, Geoffrey Pyatt.
Macron në Athinë për projektin e Europës Sovrane
Presidenti francez, Emanuel Macron në krye të një delegacioni të madh bashkëpunëtorësh dhe investitorësh ka vizituar Greqinë, të cilën e ka quajtur bashkëpunëtore të ngushtë të Francës në çështjet e Mbrojtjes, ato ekonomike dhe Europën e së nesërmes.
Athinë/Rihapet xhamia Fethiye, ndërtuar nga Sullan Mehmeti II
Është hapur në Athinë xhamia Fethiye. E krijuar nga sulltan Mehmet Pushtuesi(Ngadhënjimtari) pas fitores mbi Konstandinopojë, ajo është përdorur deri në vitin 2010 si magazinë për artefakte antike. Më pas u vendos rikonstruksioni I saj dhe përdorimi për aktivitete kulturore dhe për vizitorë.
Beogradi bisedon me “vëllezërit grekë” për Shqipërinë e Madhe
Serbët dhe grekët janë miq dhe vëllezër. Këtë formulë të njohur tashmë, e ka përsëritur së fundmi edhe ministri i Jashtëm serb, zv.kryeministër i parë i Serbisë, Ivica Daçiç. Gjatë një vizite në Athinë ku është takuar me homologun grek Nikos Kotizas, Daçiç, ka apeluar që politikanët të ndjekin dhe respektojnë lidhjet mes dy kombeve, duke përmendur vendet e shenjta si manastiri i Hilandarit dhe ishulli Vidos në Korfuz.
Athinë, protestë e dhunshme e fermerëve kundër reformës së pensioneve dhe taksave
Reagimi erdhi pasi zyrtarët refuzuan të presin një delegacion të protestuesve.