Dhjetëra të arrestuar para vizitës së Erdogan në Athinë
Pak ditë para mbërritjes në Athinë të presidentit turk Erdogan, Sektori i Antiterrorit të Policisë greke kreu një operacion në shkallë të gjerë në Pagrati dhe Kalithea, duke kryer nëntë arrestime të njerëzve që sipas informatave janë anëtarë të organizatës DHKP -C (Partia Çlirimtare e Popullit Revolucionar - Front). Kjo organizatë është jashtë ligjit në Turqi dhe në të gjitha listat e organizatave terroriste të SHBA-ve, Bashkimit Evropian dhe natyrisht Turqisë.
Informacionet e policisë greke flasin për persona nga radhët e 'kurdeve' edhe pse organizata specifike mban marrëdhënie armiqësore me të gjithë aktorët që shprehin Lëvizjen kurde. Në mënyrë të veçantë kjo organizatë ka sabotuar zgjedhjet pro-kurde, ndërsa deputetët dhe kryetarët e bashkive që ka zgjedhur janë mes të arrestuarve që pasuan grushtin e shtetit në korrik 2016.
Anëtarët e komunitetit kurd që jetojnë në Athinë, thanë për HuffPost se nuk kanë asnjë lidhje me personat e arrestuar dhe organizatën në fjalë. “Lëvizja kurde dhe të gjithë aktorët nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë organizatë. Ideologjia dhe qëllimet tona janë krejtësisht të ndryshme”. DHKP-C, arriti të fitojë vëmendjen e mediave ndërkombëtare në 31 marsit 2015, kur anëtarët e organizatës morën peng prokurorin Mehmet Selim Kiraz në Stamboll.
Prokurori trajtonte rastin e vrasjes së 15 vjeçarit Berkin Elvan i cili vdiq 269 ditë pas lëndimit të tij nga një predhë e gazit lotsjellës që ishte hedhur nga policia në demonstratat e sheshit Taksim. Organizata dyshohet se mban lidhje me ushtrinë dhe forcat e sigurisë që kërkojnë përmbysjen e regjimit të Erdogan.
DHKP-C është themeluar në mars të vitit 1994 nga ana Dursun Karataş. Ai kishte themeluar për herë të parë organizatën Dev Sol (Revolutionary Left) që përfaqësonte ideologjinë e ekstremit të majtë dhe që kreu disa sulme të armatosura në vitet 80, duke marrë përgjegjësinë për disa vrasje. Në vitin 1980, gjatë grushtit të shtetit Karatas u arrestua, ndërsa në vitin 1989 ikën në Evropë. Arrestohet përsëri në vitin 1994 në kufirin italo-francez dhe u dënua me katër vjet burg. Ai vdiq në një spital në Holandë në vitin 2008 dhe varrimi i tij u ndoq nga më shumë se 20.000 njerëz. Organizata aktualisht është pozicionuar kundër SHBA-ve e NATO-s dhe propagandon se qeveritë e Turqisë janë nën kontrollin e përhershëm të sistemit imperialist perëndimor.
Add new comment