I çliruar nga "kompleksi Tsipras", Rama viziton Athinën pas gjashtë vjetësh në detyrë
Kryeministri Edi Rama ka vizituar më në fund Athinën në kuadër të një takimi dypalësh me kryeministrin grek, konservatorin Kyriakos Mitsotakis. Në vizitë atë e shoqëron, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila bashkë me z. Rama e njeh greqishten përderisa në media është raportuar se ajo ka jetuar për një kohë në Greqi.
Vizita e z. Rama ka ende axhendë të panjohur siç ndodh rëndom, por në krye të prioriteteve qëndron marrëveshja për kufirin.
Takimi përuron një lloj paradoksi pasi z. Rama bëri çmos që të shmangte takimin me Alexis Tsipras, një kryeministër i ardhur nga e majta dhe që u tregua shumë mirëkuptuese për kërkesat e Shqipërisë duke hapur diskutimet për rinegociimin e marrëveshjes së detit. Nuk u sqarua asnjëherë se çfarë e pengoi një takim mes Ramës dhe Tsipras, por kompleksi i z. Rama ndaj një kryeministri të majtë dhe me tjetër peshë në Europë, nuk mund të përjashtohet. Sidomos pas lojës idiote mediatike me termin “lider i Ballkanit” dhe pas sulmeve të vazhdueshme që grazhdi mediatik i z. Rama kryente vazhdimisht ndaj ish-kryeministrit grek.
Add new comment