Mediat serbe konfirmojnë tezën e Kurtit/Kroacia do të ketë rol në krijimin e ushtrisë kosovare

Postuar në 10 Korrik, 2017 12:39

Disa ditë pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, deklaroi se ushtria e Kosovës do të krijohet me ndihmën e Shqipërisë dhe të Kroacisë, gazeta serbe “Vecernje Novosti” ka shtuar disa sqarime të vetat referuar burimeve diplomatike dhe ushtarake. Sipas gazetës lajmi këtu është te angazhimi i Kroacisë, një vend me të cilin Serbia ka marrëdhënie komplekse dhe përballet në disa drejtime.

Sipas medias në fjalë, cituar edhe nga agjencia “B92”, Kroacia do të angazhohet nëse Perëndimi jep dritën jeshile për krijimin e ushtrisë kosovare.
“Kroacia do të japë ndihmesë së pari në trajnimin ushtarak”, shkruan VN. Po kështu burimet në fjalë, i kanë thënë gazetës se Kroacia do të tregohet e kujdesshme dhe nuk do të ndërhyjë në raportet mes Beogradit dhe Prishtinës, ndaj për këtë arsye veprimi zyrtar i Zagrebit do të shqyrtohet duke marrë në konsideratë kontekstin rajonal.

Kroacia mund të hapë dyert për trajnimin e ushtarëve dhe oficerëve, do të organizojë stërvitje. Lajmi ka marrë zë pas deklaratave të Kurtit, i cili ka folur në kuadër të hipotezës se ai do të jetë kryeministri i ri i Kosovës.
http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2017&mm=07&dd=10&nav_id=101765

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.