Kundër NATO-s/88% e studentëve serbë nuk e duan anëtarësimin në Aleancë
88% e studentëve të Beogradit mendojnë se Serbia nuk duhet të bëhet pjesë e NATO-s. Kundërshti jo të vogël ka edhe për anëtarësimin e vendit në BE: 39.7%, ndërkohë që skepticizmi për anëtarësimin është edhe më i madh: 50% mendojnë se Serbia nuk do të bëhet asnjëherë anëtare e BE-së. Lajmi raportohet nga agjencia shtetërore e lajmeve “Tanjug” dhe bazohet në një sondazh në universitetin kryesor të vendit realizuar nga Qendra për Politikën Ndërkombëtare Publike, me pjesëmarrjen e 1323 studentëve nga 38 fakultete. Pak besim kanë studentët dhe te politika e jashtme serbe: 50.8% mendojnë se ajo është e dobët, duke paralajmëruar një frymë ndryshe nga ajo që shihet aktualisht në këtë vend.
https://europeanwesternbalkans.com/2017/06/20/university-of-belgrade-stu...
Add new comment