Serbia nis në shtator dialog shtetëror për Kosovën

Postuar në 12 Korrik, 2017 10:07

Mediat serbe njoftojnë se presidenti i Serbisë, Aleksanderr Vuçiç do të nisë në muajin shtator Dialogun Shtetëror mbi Kosovën. Sipas lajmeve në këto media, nisma në fjalë, e paralajmëruar që në momentin që Vuçiç mori detyrën, parashikon përfshirjen në diskutime të partive parlamentare, përfaqësuesve të Kishës Ortodokse, shoqërisë civile, Akademsë së Shkencave dhe Arteve dhe aktorëve të tjerë me peshë në vend. Sipas mediave në Serbi me këtë nismë synohet dalja me një qëndrim të përbashkët për Kosovën, për të cilin Serbia ka sanksionuar në Kushtetutë një realitet juridik që nuk i përgjigjet realitetit politik. Vuçiç ka lënë të kuptohet se synimi është të shkohet edhe drejt ndërhyrjes në Kushtetutë për t’i dhënë fund një absurdi.  

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=07&dd=12&nav_id=10...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.