Serbia këmbëngul për bashkimin ekonomik rajonal: Ballkani për ballkanasit
“Ballkani për ballkanasit”. Ky është sllogani që kreu i Zyrës së Qeverisë serbe për Kosovën dhe Metohinë, Marko Xhuriç, ka propozuar se duhet adoptuar nga vendet e rajonit tonë. Ai ka folur në një panel “Realiteti i ri Ndërkombëtar – Sfida dhe Perspektiva” dhe ka nëvizuar se ansjë prej vendeve tona nuk është i aftë të zgjidhë i vetëm problemet strategjike. Ai ka bërë thirrje që të gjitha vendet e rajonit duhet të mbështesin nismën e Vuçiç për rrëzimin e barrierave ekonomike në Ballkan.
“Serbia është gati të mbështesë jo vetëm në terma politikë, por edhe financiarë, lidhjet infrastrukturore mes vendeve ballkanike”, tha ai. Sipas tij projektet infrastrukturore mbështeten nga BE-ja dhe realizimi i tyre do të ndikojë për mirë në një lidhje të re edhe mes njerëzve në rajon. Nisma ekonomike në fjalë është kundërshtuar nga disa vende të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që fillimisht u raportua se kryeministri shqiptar kishte rënë dakord me të. Vetëm dje, kryeministri malazez e cilësoi bashkimin doganor dhe tregun e përbashkët rajonal si ide jorealiste.
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=06&dd=29&nav_id=10...
Add new comment