serbia
"Kosova është çështje europiane. Nuk ka vend për Rusinë"
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se në dialogun Serbi-Kosovë nuk ka vend për rolin e Rusisë.
“Kosova është një çështje europiane”, citohet presidenti kosovar i cili ka folur gjatë një konference ditën e enjte.
Ideja e një përfshirjeje ruse në dialgun mes dy vendeve erdhi pas deklaratave të Thaçit për një rol të SHBA në dialogun që tani administrohet dhe ecën përpara me rolin e BE-së. Në këtë kuadër, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, shfrytëzoi vizitën në Rusi për të kërkuar një rol të Moskës dhe për të balancuar peshoren.
Vuçiç në Moskë, një hap më tej në miqësinë me Rusinë
Mediat serbe raportojnë sot për vizitën e presidentit Aleksander Vuçiç në Rusi dhe për mesazhet e përcjella prej tij pas takimit me homologun rus, Vladimir Putin.
Shashka serbe e revokimit të njohjes së Maqedonisë
Serbia do të tërheqë njohjen e Maqedonisë nëse kjo e fundit do të zyrtarizojë votën pro hyrjes së Kosovës në UNESCO. Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe, Vecernje Novosti, sipas të cilës autoritetet e Beogradit do të monitorojnë situatën dhe po përgatisin masat që do të ndërmarrin.
Bëhet fjalë për periudhën kohore të tanishme, pasi Prishtina ka të drejtë të riparaqesë kandidaturën një herë në dy vjet dhe herën e fundit, e provoi në vitin 2017.
Serbia për qëndrimet e Zaev për Kosovën në UNESCO: Ai nuk e mban fjalën
Beogradi zyrtar ka reaguar menjeherë pas premtimeve të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev se do të mbështesë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO. Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, deklaroi dje përmes një daljeje të posaçme për shtyp, se kryeministri i Maqedonisë nuk e ka mbajtur fjalën ndaj Serbisë. Sipas tij, pak kohë më parë, Zaev kishte deklaruar se do të abstenonte për kandidaturën e Prishtinës në UNESCO, ndërkohë që në vizitën e fundit në Kosovë, ka thënë tjetër gjë.
Serbia merr mbështetjen e tre vendeve për hyrjen në BE
Mbështetje për përshpejtimin e procedurave të hyrjes se Serbisë në BE kërkoi Presidenti serb Aleksandar Vuçiç gjatë takimit me kryeministrat e Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë në Beograd. Bashkëpunimi i katër vendeve dhe presidenca bullgare do të na japë një mundësi të nxjerrim në pah idetë e përbashkëta për të ardhmen e Ballkanit, bazuar në "Agjendën e Selanikut" të vitit 2003”-tha kryeministri grek, Aleksis Tsipras pas takimit katërpalësh.
Serbia jep 100 mijë euro ndihmë për përmbytjet
Qeveria e Serbisë ka akorduar 100 mijë euro në mbështetje të Shqipërisë për përmbytjet që ndodhën në jug të vendit. Pas presidentit serb, Alleksandar Vucic që përmes një letre shprehi keqardhje dhe ofroj ndihmë, vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë nga kryeministrja Ana Brnabic. Ndihma e Serbisë përfshinë edhe ndihma me batanije dhe mjete të tjera për zonat e prekura nga përmbytjet.
"Kosova as mund të ndahet dhe as mund të bashkohet me vende të tjera"
Zv.kryeministri i Kosovës, njëherazi, ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, shprehet në një intervistë në serbisht për rrjetin gjerman, Deutsche Welle, se Serbia nuk ka nevojë të deklarojë se e njeh Kosovën, por të veprojë në mënyrë të tillë. Pra duke njohur realitetin e Kosovës së pavarur dhe shtet më vete.
“Realiteti është se Serbia mund të ndikojë rajonin dhe Kosova do të ketë marrëdhënie të mira me Serbinë”, tha ai.
Serbia, një hap tjetër përpara për negociatat
Serbia hedh hapa të tjerë në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në datat 11 apo 12 dhjetor, pritet që të hapen negociatat për kapitujt e rinj në një Konferencë Ndërqeveritare në Bruksel.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia serbe Tanjug, që citon burime diplomatike në Bruksel, sipas të cilave pritet një konsensus për këtë nga të 28 vendet anëtare. Bëhet fjalë për tre kapituj që kanë marrë dakordësinë nga 20 vende, por duhet të miraohen edhe nga 8 të tjera.
Përmbysja e madhe, Serbia në rolin e ri të paqebërësit në Ballkan
Diçka serioze ka ndryshuar në Ballkan dhe Serbia duket se po regjistron veten në krahun e fituesit. Pas një dekade izolimi dhe akuze për projektimi dhe zbatim planesh të spastrimit etnik, Beogradi zyrtar gjendet sot në rolin e një protagonisti të paqes dhe stabilitetit. Madje duke u cilësuar nga aktorët ndërkombëtarë si vendi kyç për këtë gjë. Përveç aftësive manovruese të Serbisë, një rol ka këtu edhe ndryshimi i qëndrimeve të komunitetit ndërkombëtar.
"Sinergji tregjesh mes Serbisë dhe Shqipërisë"
Kompani të p[ërbashkëta dhe një treg nëse është e mundur. Këtë mund të arrijë Serbia dhe Shqipëria dhe që duhet ta synojnë sipas presidentit të Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marco Cadez. Në një intervistë për agjencinë serbe “B92”, ai nënvizon si hap pozitiv vendosjen e komunikimit që rrëzon disa barriera që kanë mbajtur të dyja vendet në distancë.