"Kosova është çështje europiane. Nuk ka vend për Rusinë"
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se në dialogun Serbi-Kosovë nuk ka vend për rolin e Rusisë.
“Kosova është një çështje europiane”, citohet presidenti kosovar i cili ka folur gjatë një konference ditën e enjte.
Ideja e një përfshirjeje ruse në dialgun mes dy vendeve erdhi pas deklaratave të Thaçit për një rol të SHBA në dialogun që tani administrohet dhe ecën përpara me rolin e BE-së. Në këtë kuadër, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, shfrytëzoi vizitën në Rusi për të kërkuar një rol të Moskës dhe për të balancuar peshoren.
Duhet thënë se këto manovra të Thaçit vijnë ndërkohë që në Kosovë është krijuar një problem joi vogël me Gjyltanë Speciale, të cilën Thaçi dhe Haradinaj po synojnë ta pezulojnë. Gkykata është një akt që e vendos luftën e Kosovës nën të njëjtin standard gjykimi penal me Serbinë, duke hapur rrugën e hetimit të krimeve edhe nga UÇK. Serbia ka luajtur shumë me kërkesën për ekstradim të Haradinajt, që përjetoi vitin e kaluar ndalimin dhe gjykimin në Francë. Nëse Gjykata Speciale do të ecë shpejt dhe do të publikojë të dhëna për krimet e përfaqësuesve të UÇK-së, atëhëre dialogu Serbi-Kosovë do të hyjë në të tjera terma.
https://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=12&dd=22&nav_id=1...
Në çdo rast, vullneti i Perëndimit është që Kosova të mos preket në integritetin e vet. Daniel Serwer, profesor në John Hopkins University, është shprehur se normalizimi i marrëdhënieve mes të dyja vendeve, do të thotë hyrje e Kosovës në OKB dhe shkëmbimi diplomatik në nivel ambasadorësh. Ai ka sjellë si shembull rastin e dy Gjermanive që i quan diplomatët e vet, “përfaqësues të përhershëm”.
Serwer shton se lojërat e Serbisë nuk kanë ndonjë perspektivë të madhe, sa kohë që ambicia kryesore e këtij vendi është integrimi në BE.
“Pyesni Kroacinë dhe Slloveninë, të cilat duhet të hiqnin dorë nga çështje të rëndësishme në fazën e fundit të negociatave të pranimit. E njëjta gjë do të ndodhë me Serbinë: nëse arrin në fazën finale pa normalizuar marrëdhëniet me Kosovën, nuk do të marrë asgjë në këmbim”, shprehet ai.
http://mia.mk/en/Inside/RenderSingleNews/92/134035088
Add new comment