serwer

Analisti Serwer: Kërcënime boshe nga SHBA, rezoluta për Jeruzalemin do kalonte

Postuar në 24 Dhjetor, 2017 16:20

Analisti Daniel Serwer, studiues në Qendrën tha për Marrëdhënie Transatlantike në Universitetin, “Johns Hopkins” tha për Zërin e Amerikës, se vota e Shqipërisë kundër SHBA-ve për Jeruzalemin kryeqytet  nuk do të ndëshkojë as OKB-në dhe as Shqipërinë. Megjithëse administrata amerikane kishte paralajmëruar se do të kishte pasoja për ato vende që nuk mbështetën qëndrimin amerikan, Serwer e komenton këtë si kërcënim të zbrazët.

"Kosova është çështje europiane. Nuk ka vend për Rusinë"

Postuar në 24 Dhjetor, 2017 10:54

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se në dialogun Serbi-Kosovë nuk ka vend për rolin e Rusisë. 

“Kosova është një çështje europiane”, citohet presidenti kosovar i cili ka folur gjatë një konference ditën e enjte.

Ideja e një përfshirjeje ruse në dialgun mes dy vendeve erdhi pas deklaratave të Thaçit për një rol të SHBA në dialogun që tani administrohet dhe ecën përpara me rolin e BE-së. Në këtë kuadër, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç,  shfrytëzoi vizitën në Rusi për të kërkuar një rol të Moskës dhe për të balancuar peshoren.

Daniel Serwer: Ballkani i ekspozuar ndaj destabilitetit

Postuar në 13 Dhjetor, 2017 17:51

Eksperti i SHBA për Ballkanin, Daniel Serwer thotë se për herë të parë  Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë e ka renditur Ballkanin si një rajon me probleme të ndjeshme të stabilitetit.

"Nuk ka ndarje të Bosnje-Hercegovinës. Pavarësinë e Republikës Srpska nuk do ta njohë askush”

Postuar në 18 Maj, 2016 14:02

Republika Srpska nuk ka për t’u bërë dot asnjëherë shtet i pavarur. Me këto terma kategorikë është shprehur analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer, i cili ka folur për gazetën “Vecernje Novosti”. Sipas tij, entiteti në fjalë, pjesë e federatës boshnjake, nuk duhet të shkojë drejt referendumit për shkëputje, pasi asnjë nuk do ta njohë atë. “Republika Srpska nuk ka për të marrë mbështetje nga pjesa tjetër e Bosnjes dhe kjo do të çojë në konflikt si ai i vitit 1990.

Subscribe to RSS - serwer