Daniel Serwer: Ballkani i ekspozuar ndaj destabilitetit

Postuar në 13 Dhjetor, 2017 17:51

Eksperti i SHBA për Ballkanin, Daniel Serwer thotë se për herë të parë  Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë e ka renditur Ballkanin si një rajon me probleme të ndjeshme të stabilitetit.

"Ka shumë njerëz në Ballkan të shqetësuar rreth paqëndrueshmërisë atje dhe është mirë të parandalohen gjërat e këqija në mënyrë që Ballkani të kthehet në rrugën e fortë evropiane. Unë mendoj se njerëzit janë të shqetësuar për përpjekjet destabilizuese të Rusisë edhe në vendet e Balltikut. Do të thotë se ka një shqetësim global dhe Ballkani është një nga rajonet ".”-tha Serwer pas publikimit të "Anketës së Prioriteteve Parandaluese 2017" nga  organizata joqeveritare “Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë”

"Ka ekstremistë islamikë që kthehen dhe disa nacionalistë lokalë, të cilëve u pëlqejnë armët dhe përleshjet me armiqtë e tyre.  Procesi i paqes në Kosovë ka ecur pak më shpejt se procesi i paqes në Bosnjë dhe Hercegovinë, pasi kushtetuta e bën vendin jashtëzakonisht të vështirë për të qeverisur dhe kjo është shumë e vështirë për t'u rregulluar. Kështu që Bosnja-Hercegovina është lidhja më e dobët dhe rusët pëlqejnë të sulmojnë lidhjen më të dobët dhe ju shihni se ata e bëjnë këtë me mbështetjen e tyre për Milorad Dodik në veçanti"-tha Serwer.

"Gjykimi i Tribunalit të Hagës nuk ka sjellë ndonjë lloj pajtimi në Ballkan, madje ata kanë tendencë të rrisin në vend që të zvogëlojnë tensionet. Ky sigurisht nuk ishte qëllimi kur u krijua Tribunali"- tha Serëer, duke iu referuar situatës në Ballkan në vazhdën e aktgjykimeve të fundit për Ratko Mlladiç dhe të tjerë të të akuzuar për krime lufte.

https://www.b92.net/eng/news/world.php?yyyy=2017&mm=12&dd=13&nav_id=103029

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.