"Kosova as mund të ndahet dhe as mund të bashkohet me vende të tjera"

Postuar në 04 Dhjetor, 2017 14:44

Zv.kryeministri i Kosovës, njëherazi, ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, shprehet në një intervistë në serbisht për rrjetin gjerman, Deutsche Welle, se Serbia nuk ka nevojë të deklarojë se e njeh Kosovën, por të veprojë në mënyrë të tillë. Pra duke njohur realitetin e Kosovës së pavarur dhe shtet më vete.

“Realiteti është se Serbia mund të ndikojë rajonin dhe Kosova do të ketë marrëdhënie të mira me Serbinë”, tha ai.

Sipas DW, cituar nga agjencitë serbe të lajmeve, Pacollio ka deklaruar se shpreson në normalizimin e raporteve mes të dyja vendeve. I pyetur nëse do të dëshironte të vizitonte sërish Beogradin, ku ka qenë për herë të fundit në vitin 1998, Pacolli është shprehur se:

“Nuk kam gjë kundër tyre, ne kemi patur takime të shkurtra, ishin të sjellshëm. Shpresoj se do të ketë përherë e më shumë takime të tilla. Nëse do të shkoj apo jo në Beograd kjo varet nga dëshira e mirë e të dyja palëve”.

Lidhur me çështjen e ndarjes së Kosovës, sipas një skenari të preferuar nga serbët, ministri Pacolli tha se “Kosova, sipas Planit Ahtisari, as mund të ndahet dhe as mund t’i bashkohet një vendi tjetër”.

“Koha e ndryshimit të kufijve ka mbaruar”, shprehet ai.

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=12&dd=04&nav_id=10...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.