"Sinergji tregjesh mes Serbisë dhe Shqipërisë"

Postuar në 29 Nëntor, 2017 22:11

Kompani të p[ërbashkëta dhe një treg nëse është e mundur. Këtë mund të arrijë Serbia dhe Shqipëria dhe që duhet ta synojnë sipas presidentit të Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marco Cadez. Në një intervistë për agjencinë serbe “B92”, ai nënvizon si hap pozitiv vendosjen e komunikimit që rrëzon disa barriera që kanë mbajtur të dyja vendet në distancë.

“Tjetër aspekt i rëndësishëm janë projektet e përbashkëta dhe kompani të përbashkëta që do të thotë se ne nuk e kufizojmë aktivitetin tonë vetëm në bashkëpunimin për shitjen e të mirave materiale…Ne kemi krijuar disa bashkëpunime në fushën e logjistikës, trajtimin e ujit, menaxhimin e mbetjeve dhe kështu me radhë…Ka kompani që janë të interesuara të investojnë së bashku në turizëm”, shprehet Cadez.

Ai ka bërë edhe një vlerësim të përgjithshëm të asaj që përfaqësojnë të dyja vende në nivel tregu në Ballkan, çka sugjeron ekonomikisht bashkëpunimin.

“Nëse shihni Serbinë dhe Shqipërisë, serbët dhe shqiptarët dhe numëroni njerëzit, ata janë më të mëdhenjtë në rajon. Tregjet e këtyre dy popujve mund të arrijnë një sinergji. Z. Rama dhe z. Vuçiç e vlerësuan këtë kontekst politik dhe unë mendoj se nisma e tyre e përbashkët është një sipërmarrje shumë e zgjuar”, shprehet Cadez. Intervista pason një takim të zhvilluar në Tiranë që vijon rrugën e nisur të bashkëpumimit mes të dyja vendeve, në marrëdhënie formale dhe të ftohta prej dekadash.

http://www.b92.net/eng/insight/interviews.php?yyyy=2017&mm=11&dd=28&nav_...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.