Vuçiç në Moskë, një hap më tej në miqësinë me Rusinë
Mediat serbe raportojnë sot për vizitën e presidentit Aleksander Vuçiç në Rusi dhe për mesazhet e përcjella prej tij pas takimit me homologun rus, Vladimir Putin.
Vuçiç është shprehur se diskutimet e zhvilluara në Kremlin kanë prekur të gjitha fushat duke folur edhe për ndjenjat miqësore të serbëve ndaj rusëve. Po kështu Vuçiç ka nënvizuar se pavarësisht rrugës europiane, Serbia mbetet mike e sinqertë e Rusisë, ndërkohë që ka veçuar rolin e Rusisë sidomos për veton ndaj Rezolutës së Këshillit të Sigurisë në OKB për Srebrenicën në vitin 2015, për mundësinë që i ka dhënë Serbisë të luftojë ende për Kosovën dhe së treti sepse e ka mbështetur atë me ndihmë ushtarake si një vend që nuk dëshiron të bashkohet me ndonjë aleancë.
Vizita konsiderohet si mjaft e rëndësishme dhe është e dyta që Vuçiç zhvillon në harkun e dy viteve.
Add new comment