rama
Pro Aleancës së Qelbur për ta hequr
Kryeministri Edi Rama i ka bërë qokën Sokol Ballës sot kur sapo hapi emisionin e tij “Real Story” në Report Tv, ka mësyrë si mysafiri i parë. Përtej këtij fakti patjetër rastësor, meriton vëmendje një pjesë nga ajo që tha z. Rama:
Ikin në Britani, apo ikin nga Shqipëria?
Shqipëria e para në botë për kërkesat e larta për azil në BE dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky është një titull që mediat në Tiranë e referojnë sipas revistës “Monitor” që përpunon sipas tyre të dhënat e marra nga burimet zyrtare britanike.
Në Shqipëri, për çdo 1000 banorë kanë aplikuar për azil gati 5 banorë (2.4 në vendet e Bashkimit Europian dhe 2.6 në Mbretërinë e Bashkuar)
citojnë këto media të dhënat.
Plakut(politikisht) Alibeaj i mbetet Sigurimi i Shtetit në de(o)rë
Takimi i sotshëm mes Ilir Metës dhe Sali Berishës me vendimin për të bashkuar përfaqësimin elektoral rrëzon të gjitha hamendësimet e deritanishme për marrëdhënien në kampin opozitar.
Jo se relacionet janë ideale dhe as duhet të jenë, por vendimi i sotshëm konfirmon mbizotërimin e racionales në dyshen PD-LSI.
Aq më shumë merr vlerë kjo aleancë kur mban parasysh përpjekjen për diversion që u bë me ligjin për dosjet, apo faktorizimin artificial në këtë kuadër të njerëzve pa identitet politik, tubuar tek i ashtuquajturi “Grupi Alibeaj”.
Rama dhe Kurti po i nënshtrohen Erdoganit, Shqipëria dhe Kosova s’janë më të pavarura
Eksperti për çështjet ndërkombëtare Alon Ben-Meir, në një intervistë ekskluzive për MCN tha se Shqipëria dhe Kosova kanë vënë në pikëpyetje pavarësinë e tyre si shtete, pasi Rama dhe Kurti i janë nënshtruar kërkesave të Erdogan.
Nuk i blejnë dot, po pse nuk ka asnjë blerës të kallëzuar?
Në videomonologun e shpërndarë sot, kryeministri Edi Rama, tregoi në vetë të parë sesi ai si drejtues ekzekutivi po merr 4 mijë e ca metra ndërtim pa leje për t’ia vënë në shërbim publikut. Pasi akuzoi gjithkënd se nuk kishte parë atë ndërtim, z. Rama ndër të tjera tha në mënyrë afirmative se:
Mua dhe qeverinë nuk na blejnë dot
Ky bën kështu se s’ka drejtësi, jo se nuk ka opozitë
Ky bën kështu sepse nuk ka Opozitë.
Ja një tezë që ka gjetur vend dhe me të cilën shumëkush shpjegon spiralen e korrupsionit të qeverisë aktuale. Është një lloj alibie që duket se kënaq si shpresë e fundit pathyeshmërinë politike të Edi Ramës, e cila është në fakt fitore në fushën bosh.
Irani dhe Rusia, kërcënim apo kolateral i ambicieve personale të z. Rama?
Një muaj më parë në Gramsh u kapën në befasi tre rusë që mbahen ende sot nën akuzën mediatike të spiunazhit. Top-Channel raportoi disa herë se rusët u zbërthyen duke treguar se kishin filmiar Bovillën, ndërkohë që kryeministri Rama provoi se ka më shumë imagjinatë se Muhamed Veliu: sipas tij, rusët krijuan një ngjarje për të tërhequr vëmendjen nga diçka tjetër.
Se nga cila ngjarje kjo nuk dihet për shkak se këtu skandali i lë radhën skandalit e vështirë se ka ngjarje të cilës t’i zgjasë jetëgjatësia e vendit të parë mbi dy ditë.
ShBA është(si përherë dhe kudo) investitore e krizës në Shqipëri
Pati një seri ngjarjesh këto dy ditë që japin të kuptojnë se diçka po lëviz në prapaskenë.
Një media në ShBA rihapi çështjen e lobimit rus të PD-së në një kohë dhe moment që lajmi kontekstualizohet si akuzë për Lulzim Bashën. Pak rëndëi k asa e vërtetë është kjo gjë, por njësoj si në rastin kur ShBA shpalli non grata Sali Berishën, edhe tani askush nuk beson se Basha ka marrë para nga Vladimir Putini. Për arsyen e thjeshtë se nuk është aq budalla dhe se nuk i duheshin.
Pse nuk u shpall non grata Lulzim Basha?
Sot në “Zëri i Amerikës” është publikuar një shkrim që pretendon se komuniteti amerikan i zbulimit ka të dhëna se Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha ka marrë financime nga Rusia në masën e 500 mijë dollarëve. Çfarë do të thotë në optikën amerikane financimi rus? Ai do të thotë që partia përfituese është subjekt aktiv i përçimit të të ashtuquajturës influencë malinje në Ballkanin Perëndimor në këtë rast, me synim minimin e demokracisë.
Tersi që po "ha politikanët shqiptarë". Pas Thaçit, ikën Abazoviçi...
Lidhur më rrëzimin e Dritan Abazoviçit në Mal të ZI, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha sipas të cilit në mënyrë karakteristike, shqiptarit kryeministër i peshoi më shumë bishti sesa koka në detyrën e vet.