Rama dhe Kurti po i nënshtrohen Erdoganit, Shqipëria dhe Kosova s’janë më të pavarura
Eksperti për çështjet ndërkombëtare Alon Ben-Meir, në një intervistë ekskluzive për MCN tha se Shqipëria dhe Kosova kanë vënë në pikëpyetje pavarësinë e tyre si shtete, pasi Rama dhe Kurti i janë nënshtruar kërkesave të Erdogan.
Teksa komentoi zhvillimet e fundit, ku një kolegj u mbyll në Shqipëri, ndërkohë që vendi ynë pritet të marrë dronë të armatosur nga Ankaraja, Ben-Meir thotë se çdo investim i Turqisë në Shqipëri vjen me një kosto nga pas. Sipas analistit, qëllimi i Erdogan është i qartë, ekstradimi i çdo të dyshuari që është pjesë e FETO-s.
Dua të kuptoni se Erdogan po përdor fenë si mekanizëm për të influencuar në disa vende, sidomos në vende me shumicë myslimane si Shqipëria dhe Kosova. Ai po hap xhami për të sjellë imamët e tij, për të predikuar frymën dhe bindjet e tij. Ai është bërë një nacionalist fetar duke dëshiruar të përhapë Islamin sunit në secilin shtet në të cilin e ka të mundur.
Çdo investim që ai bën në vende si Shqipëria, si Kosova, vjen me një kosto pas. Ai ka nevojë të sigurohet, që nëse ai vendos të të ofrojë mbështetje, financiare apo nëse anagazhohet në zhvillimin e strukturave të rëndësishme, ti duhet të bësh atë që ai të kërkon të bësh. Në këta rast ai dëshiron të ekstradohet kushdo që është i përfshirë, apo si i dyshuar si i përfshirë me lëvizjen Gylen.
Problem këtu është se kryeministri Rama apo Kurti, ndonëse e mohojnë diçka të tillë, po u binden kërkesave të Erdogan, dhe ky është problem madhor për secilin shtet. Këto vende u janë nënshtruar kërkesave të Erdogan, dhe kjo gjë nuk i bën më këto shtete të jenë të pavarura.
Kanë vënë në pikëpyetje pavarësinë vërtetë të tyre, duke iu nënshtruar një fuqie të huaj. Për ta përforcuar këtë, dua të sjell në vëmendje një deklaratë që Erdogan, e ka thënë së fundmi, jo më larg se muajin janar të këtij viti, kur është shprehur se ‘është në dëmin tonë që FETO vijon të operojë në Shqipëri, ndaj ajo që kërkojmë në këtë situatë, është ndërmarrja e hapave konkretë kundër strukturave gyleniste në Shqipëri
Comments
Zionisti Alon, apo turkofobi
Zionisti Alon, apo turkofobi Meyer, e di mire se ; Shqiperia e ka humbur pavaresine qysh ne 1991 e deri me ketej.
E ka humbur kur Ambassador si Kimetja dhe tw tjere na seleksionojne persona per President ose per Krieministra.
Nuk jemi te pavarur sepse qeveritaret tane i terheq prej hunde Washingtoni dhe cdo shtet i Perendimit.
Nuk jemi te pavarur sepse media eshte e varur nga e njejta rryme.
Ne rast se Zionisti Alon apo Loni ne shqip na kujton xhamite, le te ia rikujtojme ato qindra kisha evangjeliste qe fondacionet amwrikane kane hapur ne cdo qytet dhe fshat te Shqiperise, nuk po flasim per nje, por dhetera. Ne rast se nje qytet ka nje xhami e nje kishe ortodokse, ky qytet ka dhjete a me shume kisha evangjeliste.
Deri me sot, Amerika ne Shqiperi nuk ka shtruar nje cm rruge por ka investuar ne perhapje te vetem dy gjerave, evangjelizmit dhe hegjemonise se saj.
Te pakten, Turqia ka finacuar ne arsim, ushtri, shendetesi dhe industri, c'ka nuk i thone pak.
Sa per Gulenistet, MCN me kodoshin Loni te perpiqen e t'i dergojne ne Israel apo diku me special charter
Me ne do mirret ky?
Se cili eshte problemi qe i del ketij irakenit ebre me pasaporte amerikane nuk e kuptova. Ca problemi ka nese ne bejme marreveshje me Erdoganin per te mbyllur cdo shkolle te FETO apo per te extraduar cdo jo shqiptar te kerkuar nga Angaraja ne kembim te perfitimeve nga Turqia, qofte ne ekonomi, ushtri apo ndertime qofshin edhe fetare? A nuk kane bere Izraeli keshtu qe kur ka lindur. A nuk ka bere Greqia apo qofte edhe Gjermania e pas luftes?
Nese ky tipi ka nje problem me Erdoganin aty e ka. Te filloje te kritikoje Izraelin qe vit pas viti shton sasine e shkembimeve tregtare me Turqine, pavaresisht llafeve. Te marre hapur kredencialet e lobimit per largimin e Turqise nga programi F35,
A, nese eshte problemi per te thene qe shqiptaret po e dhjesin dhe kjo do coje ne prishjen e rendit boteror, ahere ketu dorezohem.
Add new comment