Tersi që po "ha politikanët shqiptarë". Pas Thaçit, ikën Abazoviçi...

Postuar në 20 Gusht, 2022 14:45

Lidhur më rrëzimin e Dritan Abazoviçit në Mal të ZI, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha sipas të cilit në mënyrë karakteristike, shqiptarit kryeministër i peshoi më shumë bishti sesa koka në detyrën e vet.

Dritan Abazoviç bëri histori…I ri, energjik pro-europian e kam pritur mirë emërimin e tij në atë post. Por mjerisht Dritanit në detyrë siç thotë populli ynë një fjalë i peshoi bishti (viçi) më rëndë se koka. Në një gabim fatal firmosi një marrëveshje me Kishën raciste të Serbisë në kundërshtim flagrant me interesat, pavarësinë e Malit të Zi dhe interesin e shqiptarëve në vendin fqinj, marrëveshje që nuk e firmosi as paraardhësi i tij serb.  

Po kështu Abazoviçit i rëndoi bishti (viçi) më rëndë se koka kur u rreshtua me presidentin e serbomadhisë ultranacionalistin Vuçiç dhe vasalin e këtij të fundit Edi Rama në nismën e Ballkanit të Hapur, projekt që i kundërvihet nismës së Berlinit dhe vendos hegjemoninë serbe dhe influencën ruse në rajon. Por marrëveshja e Abazoviçit me Kishën raciste serbe u dëshmua për atë si puthja me Judën dha ai mbrëmë u shkarkua me të drejtë nga Parlamenti i Malit të Zi si kryeministër i vendit fqinj

shkruan Berisha.

Një përcaktim i saktë për shkak se gabimi i Abazoviçit ishte kaq i kthjellët saqë ka të mirën e një analize që nuk të lodh.

Qeveria shqiptare ndërkohë nuk ka asnjë reagim. Me këtë nuk e kemi fjalën për gjoja ministren Xhaçka, por me kryeministrin, i cili ndjek parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme sapo pikas se ka humbur dhe bën partizanin e flaktë sapo kupton se mund të ketë vend për teatrin personal.

Tani Dritanit nuk i mbetet vetëm të kuptojë se njësoj si të gjithë ata që kaluan para tij, se nuk duhet të shtrëngojë duart me një dështak si kryeministri i Shqipërisë, as të miklohet prej tij sepse hileja, pabesia dhe frika, që janë parimet që udhëheqin këtë njeri nuk çojnë larg. Në një vend si Mali i Zi, ka sukses vetëm luajaliteti, diçka kaq e huaj dhe alergjike për Edi Ramën. Dritani, apo Abazoviçi, mjafton të shohë Hashim Thaçin që e pësoi keq për ide të ndarjes e këmbimit, përherë nën sigurinë e rreme të z. Rama dhe Vuçiçit. Mund të jetë rastësi padyshim, por në politikë edhe fatin e keq duhet ta mbash larg.

Comments

Submitted by Marjo (not verified) on

Kryeministrat deshe te theshe

Submitted by Anonymous (not verified) on

Edhe per kete fajin e ka "sala". Ju kini ik per lesh. Pse duhet perbeje lajm Edi per nje ngjarke qe lidhet me malin e zi dhe per te cilin komenton Sala. Per ju Edi eshte kthyer ne droge. Nuk rrini dot pa e thirr "ne cause". Eshte i papare. E dashuroj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.