Plakut(politikisht) Alibeaj i mbetet Sigurimi i Shtetit në de(o)rë

Postuar në 26 Tetor, 2022 14:16

Takimi i sotshëm mes Ilir Metës dhe Sali Berishës me vendimin për të bashkuar përfaqësimin elektoral rrëzon të gjitha hamendësimet e deritanishme për marrëdhënien në kampin opozitar.

Jo se relacionet janë ideale dhe as duhet të jenë, por vendimi i sotshëm konfirmon mbizotërimin e racionales në dyshen PD-LSI.

Aq më shumë merr vlerë kjo aleancë kur mban parasysh përpjekjen për diversion që u bë me ligjin për dosjet, apo faktorizimin artificial në këtë kuadër të njerëzve pa identitet politik, tubuar tek i ashtuquajturi “Grupi Alibeaj”.

Pak ditë më parë, një analist që nuk lë ekran pa dalë e fjalë pa marrë u shpreh se Berisha u katandis t’i lutet Alibeajt. Në fakt është e kundërta: si politikan profesionist, Berisha e di shumë mirë se kapriçua në politikë është gjëja e fundit që duhet dhe se autoriteti vjen vetëm me një gjë: fitoren. Edhe me parimet dhe moralin, por këto për Berishën dhe Metën nuk vlejnë më.

Kështu që ekuacioni i tanishëm ngjan më i qartë: PD-LSI, ose Berisha dhe Meta e gjetën gjuhën e bashkëpunimit konkret, Aliebajt i ngeci në dorë karta veterane e një anti-sigurimsi momental ndërkohë që mazhorancës tashmë i duhet të llogarisë vetëm përballjen në terren.

Pak rëndësi ka rezultati në të përgjithshmen e vet, për shkak se sistemi vetë është në krizë. Fitoret e të gjithëve janë personale, sikundër edhe humbjet. Por rëndësi ka se loja politike konfirmoi se ligjësitë e saj prevalojnë: nuk ka politikë me kredenciale ambasadash dhe zyrash. Politikë reale. Ndaj edhe një politikan kaq i konsumuar sa Berisha ia del të konsumojë t'i gjithë. Edhe Plakun Alibeaj që donte të hynte pa radhë mes kryeministrit të inceneratorëve dhe kullave dhe një opozite që ka në diskutim mbijetesën. Kështu u dëmtua një debat që përndryshe do të ishte i shëndetshëm, siç është ai për dosje Sigurimi, pse ishte instrumental. E dinë të gjithë këtë, ose e dinë ata që duan të kuptojnë.

Tani fushatë mes non gratave pa fakte e prova dhe Gratave të inceneratorëve dhe kullave. Dosjet janë aty, janë bëjnë mu për të dyja palët. Ta vëmë në dukje: kohët e fundit denconimi për inceneratorët ka ulur përfaqësimin te Belind Balluku. Rastësi apo manovër, kjo është një kryedosje e mbarë politikës, ndaj edhe duhet ndjekur më me vëmendje sesa dosjet e vjetra.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Autoriteti vjen me fitoren? Kunder kujt? Kunder Efi Rames jo se nuk ka shanse. Ah, nese e kishe per fitoren e Sales perballe Lulzim Bashes (alias Alibeaj) ketu nalu pak se te dy ata jane wmeruar nga Sala dhe jo zgjedhur. Dhe jane zgjedhur pikerisht se nuk kane koqe. Cfare kuptimi ka te diskutosh qe ata jane te humbur. Ta provonte Sala te kishte perballe Olldashin. Por ai kujdeset heret ti rregulloje gjerat dhe ky supozim eshte ...thkesht supozim.

Submitted by Asterisk (not verified) on

Per mua akoma nuk eshte e qarte se si funksionion kjo Trupi ne Janine dhe koka ne Stamboll e quaktuar PD. Me specifikisht kjo e ALiBashes. Si i marrin vendimet keta, konsesuale/kolegjiale, cfare roli ka AliBasha, etj.? Gjithe keto pikepyetje per nje gje kaq jetesore si opozita ne nje shoqeri kryekeput te korruptuar e pa shprese politike eshte super-krim.

P.S. Te dy keto k@qet AliBasha kuptohet lehte qe varen vetem nga Bërrisha, por gjithsesi per muhabet po flisja....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.