rama

Punë, shtet, mirëqenie - Jo. Ikje në masë - Po

Postuar në 21 Maj, 2019 21:55

 

Revista gjermane “Spiegel” i ka lënë hapësirë një profili të kreut të partisë më të madhe opozitare greke, Kyriakos Mitsotakis, të cilin e quan favorit potencial për të qenë lideri i ardhshëm i Greqisë. 

Shumë vëzhgues besojnë se Mitsotakis është serioz në qëllimet e tij, por ata ngrenë dyshime nëse ai do të bëjë diçka më shumë se Tsipras në planin e reformave

thuhet në shkrim.

Lufta ime! (Video)

Postuar në 18 Maj, 2019 12:47

Kryeministri Rama mbajti një fjalim uniteti para kandidatëve të Partisë Socialiste për kryetar bashkish. Pamvarësisht se në disa bashki mazhoranca nuk do ketë përballë rivalë, ai tha se e rëndësishme është fushata (propaganda) që njerëzit të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.

Qetësia e rreme e kryeministrit

Postuar në 14 Maj, 2019 18:03

Dy konferenca shtypi të kryeministrit në tre ditë me plot 180 minuta sqarime për situatën politike dhe një status në rrjetet sociale me mesazhin "Kur do flasim?" 
Dy dalje të stërzgjatura me gazetarët në të cilat Edi Rama është përpjekur të përcjellë përshtypjen se është shumë i qetë, madje i relaksuar edhe me reporterët e terrenit. 

Rojtari i qetësisë së kryeministrit

Postuar në 09 Maj, 2019 11:12

Qeveria ka kohë që operon me  gjuhën e forcës, madje kryeministri rekrutoi ish-këshilltarin e tij për t’u treguar qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë disponimin për dhunë. Zoti Rama nuk ka nerva të përballet më me njerëzit që e bezdisin, duke rikthyer shtetin policor si garanci për qetësinë e qeverisjes së tij dhe këtë natyrisht me kontributin e zotit Lleshaj.

Për mua personalisht Ramës t’i hapen negociatat (Video)

Postuar në 08 Maj, 2019 20:24

Afërsia mes italianes Federica Mogherini dhe kryeministrit të Shqipërisë dihet. Vetë ky i fundit e ka promovuar me përqafimet dhe vlerësimet e larta që ka shprehur sa herë është takuar me shefen e BE-së.

Për zotin Rama janë kohë të vështira, pasi doli bllof me negociatat dhe angazhimin e tij në dialogun Kosovë-Serbi.  Tashmë ai është i angazhuar në një fushatë për të bindur opinionin se qeveria e tij i ka përmbushur detyrimet dhe se janë forcat euroskeptike që po e pengojnë zotin rama të marrë dritën jeshile.

Thaçi nxjerr zbuluar Ramën

Postuar në 08 Maj, 2019 20:09

Edi Rama refuzon të thotë zyrtarisht se çfarë mendon për çështjen e Kosovës dhe idenë e korrigjimit të kufijve.

Kryeministri Haradinaj e ka përmendur si një nga personazhet që bashkë me Thaçin e Mogherinin kanë qenë pro ndarjes së Kosovës, madje se i kishin bërë presion në samitin e Berlinit. Kësaj ideje nuk i fshihet Hashim Thaçi që ka nxjerrë sërish zbuluar kryeministrin e Shqipërisë lidhur me këtë çështje.

Letër e hapur dublantit të Gent Cakajt!

Postuar në 07 Maj, 2019 14:31

Ministri i Jashtëm Edi Rama, dublant i ministrit në detyrë Cakaj është sfiduar publikisht të provojë ligjërisht arsyet e shkarkimit të një punonjëse të shërbimit diplomatik.

Ish-sekretarja e parë e Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll, Ilda Topalli e cila u shkarkua nga Cakaj i është drejtuar me një letër kryeministrit ku denoncon arbitraritetin me të cilin kreu i qeverisë dhe beniamini i tij shkatërrojnë karrierën e të rinjve apo punonjësve që janë përfshirë me meritë në shërbimin diplomatik.  

Letra

Kryeministri im,

Rama: Më jepni negociatat, letrat i kam në rregull

Postuar në 06 Maj, 2019 22:30

Edi Rama kërkon me çdo kusht të dalë në anën tjetër të bregut me varkën e negociatave. Berlni vulosi “JO”-në e Qershorit, një shaka e hidhur që ekspozoi sërish kryeministrin tonë, i cili me të vetën i ka hapur negociatat qershorin e kaluar.

Kam folur dhe s’kam folur!

Postuar në 02 Maj, 2019 16:32

Edi Rama bëri mbledhje të hapur me grupin parlamentar ku raportoi për përfundimet e samitit të Berlnit.

Më shumë sesa informim për çfarë u diskutua në lidhje me projektet si politike ashtu edhe ekonomike, kryeministri e trajtoi gjithë shfaqjen si replikë ndaj mediave dhe komenteve që u bënë për punimet e samitit.

Në pamundësi për të thënë një datë për hapjen e negociatave, kryeministri u përdrodh duke thënë se nuk ka folur zyrtarisht për këtë çështje, por formalisht.

Broshura e Air Albania: Ushqimi në përputhje me parimet islame

Postuar në 02 Maj, 2019 12:51

“Me meritë, pa paterica pushteti, “Air Albania” mban flamurin shqiptar dhe përfaqëson çdo shqiptar. Në fokus do të jetë udhëtari dhe nevojat e tij”.  Kjo ka qenë deklarata e ish-drejtoreshës së  Albcontrol, Belinda Balluku (tani ministre e Infrastrukturës) në qershor kur u inagurua themelimi i “Air Albania”.

Pages

Subscribe to RSS - rama