Kam folur dhe s’kam folur!
Edi Rama bëri mbledhje të hapur me grupin parlamentar ku raportoi për përfundimet e samitit të Berlnit.
Më shumë sesa informim për çfarë u diskutua në lidhje me projektet si politike ashtu edhe ekonomike, kryeministri e trajtoi gjithë shfaqjen si replikë ndaj mediave dhe komenteve që u bënë për punimet e samitit.
Në pamundësi për të thënë një datë për hapjen e negociatave, kryeministri u përdrodh duke thënë se nuk ka folur zyrtarisht për këtë çështje, por formalisht.
Rama foli për keqinformim, dezinformim dhe çështje të brendshme të BE-së që çuan në shtyrje të negociatave, ndërsa deklaroi se për situatën në Shqipëri as e kishte pyetur njeri.
Comments
Kam folur dhe s'kam folur,
Kam folur dhe s'kam folur, muhabete pa kripe! As i intereson kujt c'a ke folur dhe me ke! Problemi kryesor i mbledhjes se Berlinit ishte dyshja Serbi-Kosove, cfare u trokit tek dritarja (mos-ndryshimi i kufinjve) per te degjuar dera (edhe Bosnja-Hercegovina dhe te tjerat nuk do te kene ndryshim kufinjsh). Kjo eshte gje e mire, por konflikti qendron i pashuar! Ndoshta konfliktet e sotme te mbledhura mund te injorohen nga brezat e ardhem! Ndoshta! Por kjo do kohe! Kohe paqeje dhe jo konfliktesh, te cilat mund te ndizen here pas here!
Add new comment