Lufta ime! (Video)
Kryeministri Rama mbajti një fjalim uniteti para kandidatëve të Partisë Socialiste për kryetar bashkish. Pamvarësisht se në disa bashki mazhoranca nuk do ketë përballë rivalë, ai tha se e rëndësishme është fushata (propaganda) që njerëzit të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.
Me frikën se në PS mund të përvijohet përçarje qëndrimesh lidhur me këtë vijë që po ndjek zoti Rama, ai foli për unitet të pathyeshëm brenda partisë që drejton, madje duke se socialistët duhet të ecin me devizën një për të gjithë dhe të gjithë për një. Zoti Rama e di shumë mirë se populli socialist është gjithmonë gati t'i përgjigjet me votë, mjafton t'u flasësh për Saliun.
Rama nuk nguroi të sumlojë edhe Lulzim Bashën, duke i referuar deklaratave të kryetarit të PD-së para zgjedhjeve të 2017 se nuk do të kishte koalicion me SHPK-në e LSI-së, ndërsa nuk nguroi të përdorë edhe shantazhin duke përmendur se kush do të pengojë zgjedhjet nuk do pajiset me vizë nga amnasada amerikane.
Add new comment