Thaçi nxjerr zbuluar Ramën
Edi Rama refuzon të thotë zyrtarisht se çfarë mendon për çështjen e Kosovës dhe idenë e korrigjimit të kufijve.
Kryeministri Haradinaj e ka përmendur si një nga personazhet që bashkë me Thaçin e Mogherinin kanë qenë pro ndarjes së Kosovës, madje se i kishin bërë presion në samitin e Berlinit. Kësaj ideje nuk i fshihet Hashim Thaçi që ka nxjerrë sërish zbuluar kryeministrin e Shqipërisë lidhur me këtë çështje.
Thaçi ka postuar në rrjetet sociale një koment pas një takimi që ka patur këtë të mërkurë me kryeministrin Rama ku thekson se të dy vazhdojnë t’i qëndrojnë idesë për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës
Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike. Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës- shkruan Thaçi në Facebook.
Add new comment