Për mua personalisht Ramës t’i hapen negociatat (Video)

Postuar në 08 Maj, 2019 20:24

Afërsia mes italianes Federica Mogherini dhe kryeministrit të Shqipërisë dihet. Vetë ky i fundit e ka promovuar me përqafimet dhe vlerësimet e larta që ka shprehur sa herë është takuar me shefen e BE-së.

Për zotin Rama janë kohë të vështira, pasi doli bllof me negociatat dhe angazhimin e tij në dialogun Kosovë-Serbi.  Tashmë ai është i angazhuar në një fushatë për të bindur opinionin se qeveria e tij i ka përmbushur detyrimet dhe se janë forcat euroskeptike që po e pengojnë zotin rama të marrë dritën jeshile.

Në këtë moment kur kryeministri është në kuotat më të ulëta të besimit ndihma e një të dërguari nga Brukseli do i jepte një dorë. E kush më mirë se Federica Mogherini do ta bënte këtë? E ndodhur në Tiranë për samitin e Brdo-Brijunit ajo i bëri një konçesion mikut të saj, duke shprehur opinion e saj personal se qeveria duhet të marrë negociatat në qershor. Shefja e BE-së të paktën foli hapur kur tha se nuk fliste në emër të vendeve të BE-së, por të sajin personalisht.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.