Tha që "kthehem për dy ditë". Publikohet bileta e kthimit më 17 janar

Postuar në 30 Dhjetor, 2024 14:44

Erjon Veliaj, ose Erion Veliaj, sipas biletës së avionit kthehet në Tiranë më 17 janar. Të paktën këtë thotë bileta që publikohet nga MCN Tv. Shtetasi në fjalë ka ikur nga Tirana më 28 dhjetor dhe kthehet më 17 janar. 20 ditë qëndrimi në Ëashington, nëse i përmbahemi asaj që është publikuar. Ndërkohë në një replikë të tijën ndaj Sali Berishës, shtetasi Veliaj deklaronte se do të kthehej për dy ditë në Tiranë.

Do të kthehem për dy ditë, dhe me durimin e paepur në pritje që të më vijë radha mua, se unë nuk jam burrë legen si ti, që kur SPAK-u merret me ty e me hajdutët e farës tënde është SKAPi i partisë, kurse kur merret me mua e me familjen time është SPAK-u i drejtësisë! Unë e di radhën e punëve dhe tani e ka radhën prokurori special të bëjë çfarë të dojë, pastaj vjen radha ime për të thënë çfarë duhet

shkruante Veliaj në një reagim në Facebook.

Në biletën e publikuar duket se Veliaj udhëton me bussines class në ikje, një detaj që mund të na bëjë të kuptojmë se shërbyesi i pleqve dhe romëve me supë, ka marrë dhuratë nga Babagjyshi i Vitit të Ri.

Comments

Submitted by Gjon deda (not verified) on

Po ca diskutoni per 3000 e ca dollaro bilet aman se na nxoret zorret. Lali qe nderrohet 5 here ne dite per 5 sherbime televizive te ndryshme, ku i plasi per aq dollaro. Askush nuk do dali ti thote "o rrenacak i felliqt".
Problemi nuk eshte ketu, por nese ai rri per 17 dite ne USA, kush mund te thote se mencfare numri e telwfoni komunikon lali me gruan, vellain e permbaruesit e lekeve ketej?
Se qe te perdori numrin qe di dhe ky i gjati, pak e veshtire

Submitted by Esati (not verified) on

Shoku Sali si zakonisht gënjeu prapë dhe askush nuk ka durim të merret me llafet e tij. "Ay do kërkoj' azil politik, e them me përgjegjësi të plotë" etj etj. Për disa gjëra të verifikueshme shtypi duhet ti kërkojë llogari horrave të vjetër të politikës.
Jo se mbroj këta horrat e rinj si Veliaj, që në esencë janë po aq te ndyrë sa të vjetrit. Por u bë tepër kohë që vendi i mban erën e keqe të gojës dhe fjalët helmuese të 80 vjeçarit që Zoti vazhdon ti japë frymë që të dënojë shqiptarët.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.