Broshura e Air Albania: Ushqimi në përputhje me parimet islame

Postuar në 02 Maj, 2019 12:51

“Me meritë, pa paterica pushteti, “Air Albania” mban flamurin shqiptar dhe përfaqëson çdo shqiptar. Në fokus do të jetë udhëtari dhe nevojat e tij”.  Kjo ka qenë deklarata e ish-drejtoreshës së  Albcontrol, Belinda Balluku (tani ministre e Infrastrukturës) në qershor kur u inagurua themelimi i “Air Albania”.

Po a përfaqëson kjo kompani çdo shqiptar? Një broshurë e “Air Albania”, që ka qarkulluar në rrjetet sociale ditën e sotme shton shumë pikëpyetje mbi atë që kryeministri e ka quatjur vepër kuq e zi. Në këtë broshurë thuhet se ushqimi që ofron kompania Air Albania është në përputhje me parimet islame, diçka që bie ndesh me frymën laike të kushtetutës dhe institucioneve shqiptare.

Le të kujtojmë çfarë ka thënë kryeministri gjatë inagurimit:

 “Air Albania” është një vepër kuqezi, kombëtare, një fryt i arrirë në këtë që për ne është viti i Gjergj Kastriotit. “Air Albania” do të ishte ose s’do të ishte, por ideja për ta kthye në liri për shqiptarët dhe mundësi reale që ata ta kenë këtë kompani zgjedhjen e tyre të parë, mbetet ambicia jonë. Tashmë kemi nisur rrugën e një epoke të re”.

Si mund ta kuptojmë edhe veprën kuq e zi edhe parimet islame? Këtu ndoshta na hyn në ndihmë fjalia e fundit e zotit Rama në ceremoninë e inagurimit ku thuhet se “Pa iniciativën dhe përkrahjen bujare të presidentit Erdogan sot ne nuk do të ishim këtu”.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Te pakten te ushqehemi shendetshem sepse te gjithe e dime se mishi i derrit shton kolesterolin.
Ky shteti laika qe redaksia juaj permend i ka thyer rregullat e laicizmit me kohe, duke zyrtarizuarkatolicizmin si fe unike ne Shqiperi.
Ne Gjykata, shkolla e spitale fotografia dhe citatet e memes Tereze Jane kudo neper mure. Ato citatet e saj na kujtojne fjalet e Mao Ce Tungut. Shpesh flitet per Atletin e Krishtit Scanderbeg qe eshte frymezim i intolerances fetare, por shtetaret tane nuk duan Tia dine, derisa kenaqim qarqet e djathta ne Evrope sikur Mateo Salvini apo edhe Brenton Tarranti qe gjithashtufrymezohen nga veprat mesjetare te Gjergjit tone.
Nuk pati asnje shqiptar qe ti thoshte Mateos, "ndalu bre Mat, mos shko aq large se na kena Selam Musain qe superfuqise suaj ia hodhi ushtaret pushtues ne det....."Sado te varfer dhe te paarmatosur ishim.

Shkurt redaksi, mos u shqeresoni nga ushqimi hallall, se per ju te krishteret ka alcohol plot ne Airalbania, kur te zbrisni ne atdhe ju presin plot derra qe mund tiu shqyejne po nuk i shqyet, Shqiperia eshte vend itolerances djep i Terezes indiane dhe iGjergjit mesjetar ku derrat6nuk mungojne si ne airalbania.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nje koment-shembull i perbuzjes, inatit, merise, mos-tolerances! Te krahasosh kohen e Skenderbeut me kohen e sotme, kjo tregon se sa kupton nga historia! Armiku dhe pushtuesi i asaj kohe per shqiptaret dhe te gjithe popujt europiane ishte perandoria osmane. Pike! Sot Turqia eshte dhe duhet te jete nje vend mik, nje partner si te tjeret, por me ardhjen e Erdoganit ne krye ky rol ka shkuar gjithnje e me teper drejt aneksimit te Shqiperise, jo me trupa ushtarake, por me njerez, me mode, me mentalitet, me filma, me veshjen e policise, me xhamia pa fund, me xhamine e madhe te re me arkitekture otomane (pushtuese), me keto broshura ne gjuhen turke ne nje firme ajrore shqiptare, me pasjen ne dore te nje pjese te ekonomise shqiptare, me investimet e saj, me presionet e hapura dhe te paturpshme te Erdoganit dhe zyrtarve te tjere ndaj atyre shqiptare, etj.-etj..
Cfare pune i prish fese myslimane laicizmi i shtetit? Cfare pune i prish myslimanve laiciteti i shoqerive ajrore? Per 1 ore udhetim nga Stambolli ne Tirane qenka problem puna e ushqimit? Apo do beni gjithmone probleme, sepse kjo lloj feje nuk ka kurrfare spiritualiteti? Kush e ka krijuar xhanem! Sepse te gjitha fete nga njeriu jane krijuar, por kjo myslimane nuk i paska patur dhe aq te ngritur ata qe e krijuan!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.