Air Albania

Air Albania/Harrojeni Lasgushin! Vjen Vangjushi. Udhëtime falas, dy herë në muaj

Postuar në 30 Tetor, 2019 03:49

Gafë apo e qëllimshme, kjo mbetet e paqartë. Por avioni i Air Albania, që u shpall se u mbiquajt Lasgushi, në fakt është shënuar si Vangjushi.

ResPublica sjell fotot që dëshmojnë këtë tjetërsim i cili nuk kuptohet mirë se përse është bërë. E sigurtë është se avionit nuk i ndalohet hyrja në Europë, por sipas disa burimeve ai mund të tentojë edhe uljen në SHBA. Me këtë rast, mendohet që hyrja e tij në territorin amerikan të provojë se SHBA nuk kanë asgjë me Vangjush Dakon.

Broshura e Air Albania: Ushqimi në përputhje me parimet islame

Postuar në 02 Maj, 2019 12:51

“Me meritë, pa paterica pushteti, “Air Albania” mban flamurin shqiptar dhe përfaqëson çdo shqiptar. Në fokus do të jetë udhëtari dhe nevojat e tij”.  Kjo ka qenë deklarata e ish-drejtoreshës së  Albcontrol, Belinda Balluku (tani ministre e Infrastrukturës) në qershor kur u inagurua themelimi i “Air Albania”.

Çfarë domethënë ZA BEL në avionin e parë të Air Albania?

Postuar në 28 Mars, 2019 16:14

 

Me plotësimin e dokumentacionit dhe përfundimin e inspektimit fizik, avioni Airbus A319-132 me Nr. Serie 3142, u regjistrua në regjistrin shqiptar të avionëve civilë, me shenjën e regjistrimit dhe atë kombëtare ZA-BEL

Qarkore e Fugës për ministrat e rinj: Ja kush është gazetari që sjell ters dhe nuk duhet punësuar për këshilltar

Postuar në 08 Shkurt, 2019 01:03

Drejtori i Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga, ka shpërndarë një qarkore për ministrat e rinj, duke u kujtuar të përzgjedhin për këshilltarë për mediat gazetarë që e kanë këmbën e mbarë. Qarkullon madje edhe një listë e kuqe përjashtimore, por sipas burimeve të redaksisë së "Të Kripura", znj. Kazhani është e vetmja që figuron në të për arsye krej subjektive, në mos iracionale. Konsiderohet se është ters pasi reportazhi i saj për Air Albania ngjan se u kthye në requiem sapo u publikua.

Air Albania mbaron muajin e mjaltit. I paqartë fati i kompanisë

Postuar në 07 Shkurt, 2019 19:46

Ndërsa në Shqipëri nuk ka asnjë informacion se çfarë po ndodh me kompaninë “Air Albania” e cila nuk ka funksionuar që nga qershori, agjencia turke e lajmeve e specializuar vetëm për lajmet mbi fluturimet Airport Haber, dokumenton me foto se avioni i “Turkish Airline” me flamurin shqiptar është parkuar në Stamboll. “Air Albania”, e themeluar në maj të vitit të kaluar me qendër në Tiranë, u krijua nga partneriteti i Albcontrol, një degë e Ministrisë Shqiptare të Ekonomisë dhe Turizmit dhe ”Turkish Airlines”.

Për Hajër...Ajër Shqipërisë!

Postuar në 25 Shtator, 2018 00:49

Air Albania u ngrit në qiell. E çau hapësirën shqiptare dhe e bëri sefte duke drejtuar hundën nga Stambolli. Në bordin e tij, kazanlerët më të mirë të Tiranës, të zgjedhur si pajë e martesës së lumtur të krahëve të Lasgushit me lartësitë.

Për ata që nuk e kuptojnë me kazanlerë, apo kazanllirë, kuptojmë gazetarët, të zgjedhur me kujdes – mbi kriter qytetarie mesa duket apo edhe klaustrofobie -  të cilët e kanë pranuar statusin e tyre sipas etiketave që fal pa doganë Timonieri.

Subscribe to RSS - Air Albania