Qarkore e Fugës për ministrat e rinj: Ja kush është gazetari që sjell ters dhe nuk duhet punësuar për këshilltar
Drejtori i Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga, ka shpërndarë një qarkore për ministrat e rinj, duke u kujtuar të përzgjedhin për këshilltarë për mediat gazetarë që e kanë këmbën e mbarë. Qarkullon madje edhe një listë e kuqe përjashtimore, por sipas burimeve të redaksisë së "Të Kripura", znj. Kazhani është e vetmja që figuron në të për arsye krej subjektive, në mos iracionale. Konsiderohet se është ters pasi reportazhi i saj për Air Albania ngjan se u kthye në requiem sapo u publikua. Burimet shtojnë se Fuga nuk ka vendosur detyrim për ministrat, por thjesht ua kujton atyre këtë fakt, që patjetër do të ndikojë. Në fund të fundit kështu po shkon kjo qeveri: çdo gjë varet sa fat ke!
Add new comment