Air Albania mbaron muajin e mjaltit. I paqartë fati i kompanisë
Ndërsa në Shqipëri nuk ka asnjë informacion se çfarë po ndodh me kompaninë “Air Albania” e cila nuk ka funksionuar që nga qershori, agjencia turke e lajmeve e specializuar vetëm për lajmet mbi fluturimet Airport Haber, dokumenton me foto se avioni i “Turkish Airline” me flamurin shqiptar është parkuar në Stamboll. “Air Albania”, e themeluar në maj të vitit të kaluar me qendër në Tiranë, u krijua nga partneriteti i Albcontrol, një degë e Ministrisë Shqiptare të Ekonomisë dhe Turizmit dhe ”Turkish Airlines”. Deputeti Socialist Ervin Bushati nuk e pohon një gjë të tilë, por ai as nuk e mohon.
“Se çfarë lajme diskutohen, firmat do hapen dhe do mbyllen unë nuk e di fare për këtë lajm dhe nuk kam njohuri për këtë, mund të pyesni ata që kanë nxjerr lajmin”, deklaroi deputet i PS-së Ervin Buashti.
Deputeti i Komisionit të Ekonomisë bën me dije se qeveria ka nisur negociatat me konçesionarin në Rinas për të rishikuar tarifat me qëllim uljen e tyre.
“Po përpiqen të rinegociojnë kontratën me konçensionarin e Rinasit, për të ulur çmimet për gjithë shqiptarët dhe mendoj se ky është një lajmë shumë i mirë dhe shpresojmë që shumë shpejt të kemi çmime më të ulta nga Rinasi, kjo në sinkron edhe me strategjin tonë për të pasur funksional aeroportin e Kukësit dhe atë të Vlorës për ta ulur sa më shumë peshën e monopolit që ka Tirana”, theksoi Bushati.
Media turke raporton se fakti që projekti nuk është as në uebfaqen e kompanisë, të jep përshtypjen se projekti është lënë në harresë. Airport Haber shkruan gjithashtu se “Turkish Airlines” ka qenë e gatshme të përshpejtojë projektin dhe të startojë iniciativa. Tema TV pyeti tek institucionet përgjegjëse nëse kompania turke ishte tërhequr, por një gjë e tillë u hodh poshtë. Burime kofidenciale zyrtare i thanë TemA TV se nuk ka një tërheqje nga "Turkish Airlines".
Add new comment