Çfarë domethënë ZA BEL në avionin e parë të Air Albania?

Postuar në 28 Mars, 2019 16:14

 

Me plotësimin e dokumentacionit dhe përfundimin e inspektimit fizik, avioni Airbus A319-132 me Nr. Serie 3142, u regjistrua në regjistrin shqiptar të avionëve civilë, me shenjën e regjistrimit dhe atë kombëtare ZA-BEL

Kjo është një ndër fjalitë e shkëputura nga fjala e drejtuesit të Aviacionit Civil, Krislen Keri, në datën 26 mars, me ç’rast ai njoftoi pajisjen me certifiaktë operimi të kompanisë ajrore “Air Albania”. Zoti Keri dha disa hollësi proceduriale për këtë kompani e cila ka krijuar jo pak debate. Ajo që duam të ndalemi në këtë shkrim është shenja e regjistrimit të avionit Airbus A319-132 me Nr. Serie 3142: ZA-BEL.

Shenjimi i një avioni bëhet sipas normave ndërkombëtare dhe siç e sqaron edhe z. Keri ato ndahen në kombëtare dhe shenjë e regjistrimit.  Nëse i hedh një sy Kodit Ajror dhe akteve nënligjore në fuqi, por edhe materialeve në internet që referojnë këtë procedurë në nivel ndërkombëtar, sheh se shenja kombëtare e regjistrimit për Shqipërinë, qysh në vitin 1946 është ZA. Ky është Prefiksi i Regjistrimit dhe i njoftohet autoriteteve ndërkombëtare.

Shenja e dytë plotësuese është Shenja e Regjistrimit. Si rregullohet shenja e regjistrimit? Baza ligjore është Kodi Ajror që në nenin 22 përcakton se:

Më poshtë mund të shihni shembuj të shenjimit të avionëve që operojnë nën licensimin e autoriteteteve shqiptare.

Kjo në vija të përgjithshme, ndërkohë që në Urdhërin nr. 113, datë 12.10.2012 “Për miratimin e Rregullores “Për regjistirmin e avionëve civil shqiptar”” sanksionet qartë sesi veprohet në këtë rast:

Siç shihet nëse për shenjën kombëtare apo shtetërore ka përcaktim të qartë se duhet të jenë ZA, apo ZAZ, për shenjat e regjistrimit thuhet vetëm se duhet të jenë në vend të qartë dhe të dukshëm. Nisur nga ilustrimet e mësipërme dhe nga baza ligjore, mund të supozojmë se shkurtesa BEL në avionin e sapolicencuar është pa ndonjë kuptim të posaçëm juridik, as edhe i përgjigjet ndonjë sekuence që ka të bëjë me avionët e regjistruar më herët. Përveç rastit që nuk duhet të ketë përsëritje.

Kjo për të sqaruar aspektin teknik që i ka mundësuar zonjës ministre të Infrastrukturës, BELinda Balluku, ish-drejtoreshë e ANTA-s, pra njohëse e mirë e rregulloreve të aviacionit që të vendosë në avionin e parë të licencuar të Air Albania tri shkronjat nistore të emrit të vet, konfirmuar për ResPublica edhe nga burime anonime në Ministri. Kjo mbetet arbitrare në arsyetim, sepse është diçka që nuk ka sesi të provohet deri në fund, por janë të gjitha premisat që ky emërtim të jetë trilli i radhës i ekipit të Rilindjes, njësoj si veprat e dikurshme të Partisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.